për publikime

Deri më tani Qendra Multimedia ka publikuar mbi 30 libra e revista nga fusha e teatrit, letërsisë, esetistikës dhe historisë, shumica në gjuhën shqipe, por disa prej tyre janë botuar edhe në gjuhën angleze, sërbe e gjermane.

publikime

Ripërfytyrimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe

 

 

Rrëfimi jetësor i një prizrenaseje

 

Shkruar nga: Mirosllava Mallesheviq

Përkthyer nga: Shkëlzen Maliqi

2016

Jurij Hudolin (1973) është poet, shkrimtar e përkthyes slloven. Ka botuar një numër të përmbledhjeve me poezi dhe disa romane. Eshtë i njohur për gjuhën e pasur që përdor dhe për qëndrimin e tij rebel dhe refuzues ndaj botës. Vepra e tij është përkthyer në anglisht, gjermanisht, kroatisht, maqedonisht dhe në disa gjuhë të tjera. Në vitin 2015 ka botuar përmbledhjen me poezi "Ditari i Prishtinës".

Publikau nga:

Qendra Multimedia

Ballsor Hoxha me profesion është profesor i gjuhës Angleze. Për gati dy dekada ai ka punuar në projekte të ndryshme ndërkombtare në Kosovë dhe Maqedoni. Aktualisht ai punon ne Radio Televizionin e Kosovës si gazetar i lajmeve ndërkombëtare. Vec kësaj, ai është edhe opinionisti më i angazhuar në aktualitete, kulturë dhe art. Ai është edhe autori i një libri të poezive dhe prozave. Librat e tij janë publikuar në gjuhën gjermane, sllovene, serbe dhe maqedone.

Publikuar nga:

Qendra Multimedia

Ervina Halili 1986 poete, eseiste,hulumtuese dhe studiuese e letërsisë nga Prishtina. Ka studiuar Letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe letërsi Komparative në Universitetin e Vilniusit. Ka botuar librin e saj të parë në vitin 2004 ndërsa libri I saj I dytë Vinidra është botuar në vitin 2008. 

Librat dhe publikimet:

2012 “Praire Schooner” US – E përkthyer në gjuhën angleze

2011 “Exile writers Ink” – UK, e përkthyer ne gjuhën angleze

2011 “Poetry from five continents”- Netët strugave të poezisë, e përkthyer në gjuhën maqedone.

2011 “Lichtungen” Anthologji e letërsisë së re nga Kosova, e përkthyer në gjuhën gjermane

2011 ”Iz Pristine sljubavlju” Anthologji e poezisë bashkëkohore shqipe e përkthyer në gjuhën serbe

2009 Tekste MM magazine

2008 “Vinidra”- libër individual

2004 “Trëndafili i heshtje” – libër individual

DOWNLOAD FREE: Beton polip Magazine 2014
Special edition for the 4th edition of the International Literature Festival in Prishtina – polip. Magazine contains text of the festival participants.
In this edition the theme of the festival was “The Surveillance of Literature”. This, for the powerful tool that polip holds and allows it for the surveillance of literature
 

“Six plays” ёshtё libёr me 6 drama tё autorit Jeton Neziraj tё pёrkthyera nё gjuhёn angleze.
Nё libёr janё tё pёrfshira dramat: komedia patriotike “One Flew Over the Kosovo Theatre” (Fluturimi mbi Teatrin e Kosovёs), tragjikomedia “Yue Madeleine Yue”, komedi e absurdit “The Demolition of the Eiffel Tower” (Shembja e Kullёs sё Ajfelit), tragjikomedia “War in Times of Love” (Luftё nё Kohёn e Dashurisё), “Aeneas Ёounded” (Enea I plagosur) dhe “Liza is sleeping” (Liza po fle).
Dramat nё kёtё libёr janё cilёsuar nga kritiku Wolfgang Kralicek si “pёrralla tё errёta nga Jeton Neziraj” e vetё autori si “burrё i mirё. Shfaqjet e tia duken tё jenё tё mira dhe tё padёmshme. Shpesh, pёrmes tyre tregohen pёrralla. Por jo, pёrrallat e Jeton Neziraj nuk janё tё pёrshtatshme tu lexohen fёmijёve para gjumit. Nё fakt dramat e tij nuk janё edhe aq sharmante sic duken. Pёrrallat janё shpesh brutale, por realiteti mund te jetё edhe mё I keq”, shkruan Kralicek pёr Nezirajn.
Pёrveq dramave, nё libёr janё tё pёrfshira edhe kritikat e shtypit kombёtar dhe ndёrkombёtare si dhe tё kritikёve te pavarur e tё mirёnjohur mbi shfaqjet e Nezirajt dhe fotografi tё shfaqjeve.
Ndryshe Jeton Neziraj, ёshtё dramaturg nga Kosova, ish drejtor artistik i Teatrit Kombёtar tё Kosovёs. Aktualisht, drejtor nё Qendrёn Multimedia nё Prishtinё, kompani e produksioneve kulturore.
Ai ka shkruar mbi 15 drama, tё cilat janё inskenuar nё Evropё e Amerikё.
 

Dramat “Provat e njё vdekje tё paralajmёruar”, “Fausti prej Tirane” dhe “Njё zjarrfikёs nё oborrin e teatrit” tё Stefan Çapalikut pёrbёjnё librin e tij tё botuar nga Qendra Multimedia e qё titullohet “tri drama”.
Drama “Provat e njё vdekje tё paralajmёruar” i kushtohet viktimave tё komunizmit, “Njё zjarrfikёs nё oborrin e teatrit” ёshtё komedi e verdhё ndёraq “Fausti prej Tirane”, njё monodramё.
Çapaliku ёshtё autor i mё shumё se 20 pjesёve dramatike tё cilat i ka pёrmbledhur nё katёr vёllime. Ai ёshtё nderuar me cmime kombёtare dhe ndёrkombёtare dhe ёshtё i nominuar pёr cmimin “Europa” pёr realitete tё reja teatrore. Pёrveq drama ai shkruan edhe poezi, proza dhe romane. Vepra e tij shtrihet edhe nё regjinё skenike dhe filmike. Ka lindur nё Shkodёr nё vitin 1965 dhe ka diplomuar pёr gjuhё dhe letёrsi shqipe nё Universitetin e Tiranёs.
 

“kёtu nuk ёshtё amerikё” ёshtё libёr me drama i autorit Ralph Hammerthaler i botuar sё fundi nga Qendra Multimedia. Hammerthaler ishte shkrimtari i parё nё programin e rezidencёs “Prishtina nuk ka lum” tё financuar nga Goethe Institut qё nisi nga Qendra Multimedia nё muajin maj 2013. Si rezultat i qёndrimit tё tij nё rezidencё ai la prapa njё kapitull tё librit “kёtu nuk ёshtё amerikё” tё cilin ja dedikoj qёndrimit nё Prishtinё dhe e quajti “Ditari i Prishtinёs”.
Pёrveq “Ditari i Prishtinёs” nё libёr janё tё pёrfshira edhe katёr drama tё Ralph Hammerthaler: “kёtu nuk ёshtё amerikё”, “Artisti i vetёm”, “Grabitёsit” dhe “Njё Zot, njё grua, njё dollar”.
Gjatё qёndrimit tё tij njё mujor nё Prishtinё ai ishte ndjerё shumё i inspiruar pёr tё shkruar. Inspirimin Hammerthaler-it, ia falin gjёrat qё nuk i kupton. E nё Kosovё ai kishte gjetur shumё gjёra tё pakuptueshme.
“Gjёrat qё nuk i kuptoj. Ato i shkruaj…Shkruaj pёr to sepse edhe shkrimi i njё romani ёshtё njё eksperiencё. Duke shkruar i kuptoj gjёrat mё mirё” ka thёnё Ralph nё njё intervistё dhёnё pёr Koha Ditore nё maj tё vitit 2013.
Libri u pёrkthye nga gjermanishtja nё shqip nga Arben Atashi ndёrkaq botimi i tij u mundёsua nga Goethe Institut. Librin mund ta gjeni nё Qendrёn Multimedia nё Prishtinё.
Ndryshe, Ralph Hammerthaler ka lindur me 2 dhjetor 1965 nё Vaserburg, In tё Gjermanisё dhe jeton nё Berlin. Ka doktoruar nё sociologji me njё punim rreth transparencёs politike. Disa nga veprat e tij tё botuara janё: romani “Alles bestens”, “Aber das is ein anderes Kapitel”, “Der Sturz des Friedrich Voss” etj.
 

Ёshtё libёr me poezi i shkrimtarit serb Tomislav Markoviq i botuar nga Qendra Multimedia nё vitin 2014. Me tu publikuar pёrmbledhjet e poezive “Koha e vdekjes dhe e argёtimit” pjesa mё e madhe e shypit nacionalist serb nisёn fushatёn e koduar “Rasti Toma Markoviq” ose fjalёpёrfjalshёm “Si thёrret poezia nё shkatёrrimin e cdo gjёje. Si i lindur nё Beograd, Markoviq, nё Kosovё cilёsohet me disa nofka si: Dorё e zgjatur e Sёrbisё…,”, “Qё u pёrket kuzhinave serbe…,” nga ata qё fshikullojnё me shkrime, satirё dhe poezi nacionalizmi. Megjithatё Toma vazhdon tё shkruaj.
“Koha e vdekjes dhe e argёtimit” pёrbёhet nga 4 kapituj poezish me emrat: Aksion Luftarak Artistik, Kmerёt e Kishёs Fluturojnё nё Qiell, Pёrpara nё tё Keqen, Mos ma Prekni Kosovёn dhe Outro. Ky botim ёshtё realizuar me pёrkrahjen nga projekti “Promovimi i Shoqёrisё Demokratike (DSP) – I financuar nga Zyra Zvicerane pёr Bashkёpunim nё Kosovё (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar pёr Shoqёri Civile (KCSF)” dhe gjendet nё Qendrёn Multimedia nё Prishtinё.
Ndryshe, Tomislav Markoviq (1976), ёshtё satirist, poet dhe publicist. Eshtё mysafir i rregullt i Festivalit Ndёrkombёtar tё Letёrsisё – polip qё mbahet cdo vit nё Prishtinё. Ka botuar librat me poezi: “Vreme smrti i razonode” (2009), ndёrkaq pёr poezinё “Sprska duhovnost” (Shpirtёsia serbe) me tё cilёn pёrmbyllet kjo pёrmbledhje me poezi ka marrё dhjetёra kёrcёnime pёr vdekje. Sё fundi Toma Markoviq qёndroj nё Prishtinё gjatё muajit maj nё kuadёr tё programit tё rezidencёs “Prishtina nuk ka lum”
 

"Rënia e Kolumbisë" është romani i parë i autorit serb Sasha Iliq i përkthyer në gjuhën shqipe nga Anton Berishaj.
Romani prej 274 faqesh lexohet si roman i zhanrit triller për shkak të përmbajtjes që e ka. Në këtë libër flitet për ngjarjet si një seri vrasjesh në Beograd, policia që nuk mund ose nuk do të merret me to, ngarendja me makina në rrugicat e ngushta të Dorqollit, operatorët gjakatarë të televizionit kabllovik, në dukje banorë të rëndomtë të reparteve të braktisura të fabrikave...
Të gjitha këto ngjarje portretizohen përmes personazhëve si: Studentja, mjeshtri tatuazhit, gazetari, prifti, artisti, agjenti, profeti, nëpunësja e bankës etj.
Ndryshe, Sasha Iliq ka lindur në vitin 1972 në Jagodina të Serbisë dhe ka diplomuar në Fakultetin e Filologjisë në Beograd. Disa nga veprat e tij janë: "Predosecanje gradjanskog rata" (Parandjenjat e luftës civile), romani "Berlinsko okno" (Dritarja e Berlinit) etj.
Ai është edhe njëri nga themeluesit dhe redaktor i suplementit BETON.

 

Download FREE: BETON POLIP magazine 2013

THE LITERATURE OF SEPARATED WORLDS

In the framework of the International Literature Festival polip, this special edition of the magazine Beton was be published in English, which contains texts of the festival participants.
In this edition, the thematic focus of the festival was "The literature of the separated worlds".
Literature produced in happy countries is alike, but literature written in countries dominated by ongoing crisis has a uniqueness which cannot be compared to anything else.
Separate communities amongst which communication has been interrupted due to war, inter-ethnic conflict, or political tensions that last for decades, with the occasional escalation of violence, cultivate two types of literature. One is nationally aware and used in the mission of building a state to protect national and territorial interests, while the other, the literature of minorities and the marginalized, attempts to understand one side, and also, the other.

Është dramë me autor Shkelzen Tuzin e botuar këtë vit nga Qendra Multimedia.. Shkelzen Tuzi është autor nga Maqedonia i cili një pjesë të veprimtarisë e kishte ushtruar edhe në Prishtinë.

“Rrethi vicioz” ndonëse u shkrua shumë vite më herët, pa dritë e botimit me iniciativën e kolegut dhe mikut të tij Jeton Neziraj vetëm pas vdekjes së Tuzit. Neziraj e kishte parë si obligim marrjen e iniciativës për të botuar veprën e Tuzit e cila nuk kishet gjetur përkrahje për botim nga askush më parë.

Ndryshe Tuzi vite më parë qenë pjesëtar i një ekipi ambicioz nga Prishtina të përbërë nga drmaaturgë nga Kosova për të shkruar një dramë të përbashkët për të rinj me temën – edukata seksuale. Si produkt final kishte dal drama “Mësimi i ndaluar” me autorë Shkëlzen Tuzin, Jeton Neziraj dhe Doruntina Basha..

Dramaturgu Jeton Neziraj I kishte cilësuar skenat e shkruara nga Tuzi si më mbresëlënëset dhe vetë Tuzin si një shkrimtar që duhej vlerësuar shumë por që kurrë nuk e kishte gëzuar respektin e merituar.

“Rrethi vicioz” mund të gjendet në Qendrën Multimedia.

Ky libër është rezultat i punëtorisë “Punëtoria e dramave” që është mbajtur nga muaji maj deri në shtator të vitit 2003 në Prishtinë. Si rezultat i kësaj punëtorie kreative ku kanë marrë pjesë tetë dramaturg të rinj janë zgjedhur tre drama për tu botuar dhe inskenuar në fazat e mëtutjeshme të programit. Dramat si “Lypësi memec” i Zymber Kelmendit, “Gogoli” i Arian Krasniqit dhe “Supergjyshja” e Mrikë Krasniqit janë zgjedhur nga Jeton Neziraj, udheheqës i punëtorisë, Faruk Begolli mbikqyrës artistik i punëtorisë dhe Doruntina Basha koordinatore e punëtorisë si dramat më cilësore që shqyrtojnë drejtpërdrejtë jetën dhe problemet e fëmijëve.

 

Të drejtat autoriale për këtë liibër i mban ish Qendra për Zhvillimin e Teatrit për Fëmijë (tashmë Qendra Multimedia), që figuron edhe në rolin e botuesit. Libri mund të gjendet në Qendrën Multimedia. Libri u financua nga SOROS dhe European Cultural Foundation.

Pesë drama nga Jeton Neziraj. Lib iër botuar në vitin 2012 nga Qendra Multimedia. Dramat e përfshira janë: “Shembja e Kullës së Ajfellit”, “Lufta në Kohën e Dashurisë”, “Yue Madeleine Yue”, “Enea i Plagosur” dhe “Liza po Fle”.

 Libri “Drama të zgjedhura” mund të gjendet në Qendrën Multimedia në Prishtinë dhe kushton 5 euro.

 

Projekti i dy antologjive “Nga Prishtina, me dashuri” dhe “Nga Beogradi, me dashuri” paraqet tentimin e parë pas disa dekadave për njohjen e ndërsjellë mes skenave letrare në Kosovë dhe Serbi. Në kuadër të këtij projekti kanë dal veprat “Nga Prishtina…” dhe “Nga Beogradi…” të cilat përmbajnë një përzjedhje nga krijimtaria bashkëkohore poetike, e prozës, dhe e dramaturgjisë së autorëve nga Kosova të përkthyera në gjuhën serbe dhe e autorëve nga Serbia të përkthyera në shqip.

“Nga Beogradi me dashuri” – tregim I ri nga Serbia, është përgatitur nga Milosh Zhivanoviq, Sasha Iliq, Tomislav Markoviq, dhe Sasha Qiriq. Vepra është përkthyer nga Anton Berishaj, Fadil Bajraj dhe Shkëlzen Maliqi ndërkaq botues i “Nga Beograd…” janë Qendra për Studime Humanistike “Gani Bobi” dhe Qendra Multimedia.

 

Publikimi ikësaj vepre është mundësuar nga TRADUKI . Libri mund të gjendet në Qendrën Multimedia në Prishtinë.

Është libër me 5 drama nga regjioni të përzgjedhura nga konkursi i vitit 2011
për “Dramën më të mirë të angazhuar bashkëkohore” të organizuar nga Qendra
Multimedia dhe Fondacioni Hartefakt..
Në këtë libër me përzgjedhje dramash të cilat juria i vlerësoi si më të mirat dy
janë shkruar në Beograd, dhe nga një në Zagreb, Sarajevë e Prishtinë. Pra, kemi
të bëjmë me një fushë të krijimeve të reja të dramës në rajon.
5 dramat e këtij botimi janë “Gishti” nga Doruntina Basha (fituese e cmimit të
parëq të konkursit), “Ujëvara” nga Stasha Bajac, “Cka” nga Ivan Turkoviq, “Na
qoftë i lehtë dheu” nga Goran Milenkoviq dhe “Gjithqka mbijetohet, Përveq
vdekjes” nga Lubica Ostojiq.
Botimi I këtij libri u mundësua nga Fondacioni i pavarur kulturor rajonal dhe
Olof Palme International Centre. Libri mund të gjendet në Qendrën Multimedia
në Prishtinë. 

Është roman i Ardian Haxhaj, i redaktuar nga Jeton Neziraj dhe botuar nga
Qendra Multimedia. Është botim i vitit 2013 dhe përshkruhet nga Neziraj si një
roman që paraqet eksplorim të shkëlqyer të dijeve dhe informacioneve duke
pasqyruar informacione për ngjarje të jashtëzakonshme historike, për gjeografinë
e vendeve si dhe intrigat dhe prapaskenat e ngjarjeve që janë shtrembëruar dhe
mbuluar nga maskat ideologjike, e gjithë kjo në kurriz të historisë tragjike të
shqiptarëve në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.
Botimi i “Dështimi i madh” është mundësuar nga Komuna e Prishtinës, Drejtoria
për Kulturë, Rini dhe Sport. Libri mund të gjendet në Qendrën Multimedia. 

“Lirika e Qenve” e autorit nga Beogradi Milosh Zhivanoviq është përkthyer në
gjuhën shqipe nga origjinali serbisht nga Fadil Bajraj në vitin 2012.
“Lirika e Qenve”. botim i Qendrës Multimedia nga Prishtina e që u promovua
në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – polip përmban
gjithsejtë 42 poezi të redaktuara nga Jeton Neziraj e të lektoruara nga Arben
Idrizi.
Milosh Zhivanoviq është përshkruar nga Arben Idrizi si një poet kontradiktor që
nuk censurohet nga politika, feja, nacionalizmi, paragjykimet e urrejtjet.
Libri mund të gjendet në Qendrën Multimedia në Prishtinë.

Due to the lack of representation of Kosovar literature in Western Europe this brochure tries to give an insight into the vivid literary scene and improve its circulation. It attempts to be informative by documenting and promoting young and upcoming as well as already known authors. Additionally, it also features translators of Albanian literature into other languages (most of whom are prominent names in the field of translation), small but important publishing houses and book designers.

With this brochure we want to reach foreign publishing houses and all those individuals and institutions that are interested in literature that is produced in Kosovo.

“marimanga” botim i Qendrës Multimedia i redaktuar nga Lucia Zimmermann
u botua në vitin 2012. Libri përmban gjashtë tregime të autorëve të rajonit si
Ballsor Hoxha, Doruntina Basha, Imer Mushkolaj, Lamija Begagiq, Tomislav
Markoviq dhe Zarko Kujundziski . të cilat kanë dal si rezultat i udhëtimeve që
ata kanë bërë në vendlindjet e njëri tjetrit. Shkëmbimet janë bërë në relazionet
Prishtinë-Beograd, Prishtinë-Sarajevë, Prishtinë-Shkup dhe anasjelltas
Libri “marimanga” është i perkthyer edhe në gjuhën gjermane. Libri mund të
gjendet në Qendrën Multimedia në Prishtinë.

polip - Ky vend është tash kopshti ynë zoologjik
This Place Is Our Zoological Garden Now is the anthology of the poetry festival polip held in Prishtina from 14th to 17th October 2010. The festival was organised by Qendra Multimedia.


Preface
by Lucia Zimmermann

They touch upon the limits of that which can be articulated, experiment with sound and spoken musicality or capture the feeling of their immediate surroundings with words - whether in Berlin, Leipzig, Mostar or Prishtina. They grapple - to some extent ironically - with current socio-political issues: on the one hand with some mechnanisms of forgetting of recent Balkan history, or on the other with the description of national myths and, by way of example, compose an "anthem of the radicals, progressives and patriots". Or they dream behind sunglasses of a better life on the edge of the EU, following war and declarations of independence.
The anthology "This place is our zoological garden now" presents the diverse accomplishments of young poets from Albania, Austria, Bosnia & Hercegovina, Croatia, Germany, Kosovo, Macedonia and Serbia. These poets, born in the '70s and 80's, are and were exposed to different ideological, geopolitical and aesthetic dynamics. The larger part of the assembled poets were born in a country, in a political, social and cultural space, that no longer exists. They belong "to many cultures, to many countries, to many historical moments", as the Macedonian poet Nikola Madžirov writes. Some poets have already ade an international name for themselves; others, due to a lack of translations, remain as yet relatively unkown. As part of the International Poetry Festival polip, the first and to this date only one in Kosovo, they met together in Prishtina from 14th to 17th October 2010 in order to present their work and to exchange experiences and thoughts about their lyrical works. polip presented young voices in different languages which developed their own rhythm, their specific melody and own musiciality - at the intersection between wordart, music, film and performance.

Teatri dhe Nacionalizimi - In Place of War

Libri Teatri dhe Nacionalizmi është botim i Qendrës Multimedia nga Prishtina
dhe IPOW (University of Manchester) nga Mbretëria e Bashkuar redaktimin
e të cilit e kanë bërë Jeton Neziraj dhe James Thompson. Në këtë libër janë të
pëmbledhura 11 shkrime të lidhura me temën e Teatrit dhe Nacionalizmit e të
shkruara nga autorë kosovarë e të huaj si: Jeton Neziraj, “Nga Kosova në Sudanin
Jugor” Shamal Amin “Rilindja e trupit në teatër gjatë luftës, si shembull teatri në
Kurdistan” “Teatri, nacionalizmi dhe “patriotizmi artistik” nga Bekim Lumi etj.
Shkrimet në këtë libër janë prezantuar në konferencën “In Place of Ëar” të
mbajtur në Prishtinë, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nga 25-27 qershor 2010.
Botimi i këtij libri u mundësua nga Leverhulme Trust dhe Olof Palme
International Center. Libri mund të gjendet në Qendrën Multimedia në Prishtinë.

ZËRAT - Iniciativë e Teatrit Interaktiv që adreson çështjen e personave të pagjetur në Kosovë

The catalogue VOICES - An Interactive Theatre Initiative Adressing the Issue of the Missing in Kosovo was published in 2006 by the Center for Children's Theater Development, a branch of Qendra Mulitmedia, and by the Office of Missing Persons and Forensics. The catalogue is Albania, English and Serbian.

“Dramë fortë e mirë mbi botën të cilën të rriturit po e përgatisin për fëmijët e tyre dhe vështirësitë që fëmijët mund ti hasin gjatë zhvillimit të guximit dhe personalitetit” është cilësuar kështu drama për fëmijë “Sytë e shkruar” e autorit Jeton Neziraj nga artisti Dirk H. Froese i Junges Staatstheater Ëiesbaden në Gjermani.

“Sytë e shkruar” i botuar në vitin 2009 nga Qendra Multimedia është rezultat i Punëtorisë së Dramave të organizuar nga Qendra Teatrore për Fëmijë në Shkup, punëtori e cila u mentorua nga Marie Persson Hedenius.

Botimi i dramës “Sytë e shkruar” është financuar nga Olof Palme International Center.

 

Libri mund të gjendet në Qendrën Multimedia në Prishtinë, në dy gjuhë: shqip dhe anglisht.

"Sytë e shkruar" ka patur premierën në vitin 2005 në Teatrin Shqiptar në Shkup, Maqedoni.

 

Madeleine's War had its premiere in 2007 in Prishtina, Kosovo. It then also was performed under the title Yue Madeleine Yue at the Volkstheater in Vienna in 2012 in the series The Best from the East.

Libri “Enea 06” përmban dy drama: ENEA I PLAGOSUR nga autori kosovar
Jeton Neziraj dhe ENEA FANTAZMË nga autori kanadez Michael Devine. ENEA
I PLAGOSUR për herë të parë u inskenua në shqip, me 24 tetor 2006 nga Qendra
Multimedia, në Teatrin Dodona, në Prishtinë, Kosovë, si një nga pjesët e shfaqjes
titulluar “Enea 06” nën regjinë e Michael Devine. Disa nga skenat e shfaqjes
sipas autorit janë të inspiruara nga ngjarje të vërteta dhe nga disa poezi të Marin
Soreskut. Pjesa tjetër e dramës “Enea 06” ENEA FANTAZMË nga Michael Devinë
është luajtur po ashtu në Teatrin Dodona në Prishtinë me 24 tetor 2006.
Libri është botim i Qendrës Multimedia i botuar në vitin 2007. LIbri mund të
gjendet në Qendrën Multimedia.

The Demolition of the Eiffel Tower had its world premiere in 2010 at Fabrique Ephéméride in Paris, France. It was also performed in 2011 at the Gerald W. Lynch Theater in New York and at the MESS International Theater Festival in Sarajevo, Bosnia and Hercegovina.

“Atdheu në valixhe” ka në qendër rrëfimet e emigrantëve kosovarë në Gjermani. Libri është botuar në vitin 2009 nga Qendra Multimedia me autorë Jeton Neziraj e Timon Perabo. Tregimet e pasqyruara në libër janë para se gjithash tregime të përmallimit, por edhe të zbulimit, tëhuajsimit, atdheut, mallit për atdhe dhe kërkimit. Tregimet mbi kosovarët që kanë emigruar në Gjermani gjatë dekadave të fundit sipas Perabos dhe Nezirajt tregojnë një përmallim që do ti përcjell ata deri në fund të jetës. Libri përmban 8 rrëfime të emigrantëve dhe është financuar nga Robert Bosch Stiftung, The Olof Palme International Center, Heinrich Boell Stiftung, Friedrich Ebert Stiftung. Libri mund të gjendet ne Qendrën Multimedia.

Drama “Ura” është pjesë e një projekti më të gjerë të quajtur ARROW Kosova/o i cili është realizuar në Kosovë gjatë vitit 2007 dhe 2008. ARROW (www.art-peace.co.uk) është një projekt ndërkombëtar që synon të përdorë artin dhe kreativitetin e njerëzve si burim pajtimi në botë. Gjatë një viti ne kemi punuar në Kosovë me grupe fëmijësh të nacionaliteteve të ndryshme dhe kemi bërë përpjekje të kuptojmë se çka mendojnë fëmijët për pajtimin. Në qershor të vitit 2007, në bashkëpunim me studentë të shkollës së teatrit nga Anglia “Central School of Speech and Drama” (www.cssd.ac.uk) ne punuam me fëmijët për gati një muaj dhe në fund prezantuam një shfaqje të vogël (të quajtur “Ura e ylbertë”) që ishte si rezultat final i punës së deriatëhershme më fëmijët. Më tutje, dramaturgu Jeton Neziraj punoi individualisht në shkrimin e dramës, me titullin përfundimtar “Ura”. Në dramë, rrënimi i urës fillon nga të rriturit, gjoja për të mbrojtur fëmijët, por në fund del krejt e kundërta, se fëmijët janë ata që që me botën e tyre të pa djallëzisë mbrojnë të rriturit nga pasojat e veprimeve të tyre. “Ura” mandej u vu në skenë nga Qendra për Zhvillimin e Teatrit për Fëmijë dhe Teatri Profesional i Prizrenit në fund të shtatorit 2007. Dy muaj më vonë (dhjetor 2007) kjo dramë u vu në skenë edhe nga një grup aktorësh të rinj serbë, anëtarë të teatrit “Gheto”, të prirë nga regjisori Zoran Ristic. Të dy këto produksione (në shqipe dhe serbisht) kanë pasur disa repriza, ndërsa janë ftuar edhe në festivale lokale dhe ndërkombëtare. Në vitin 2008 “Ura” është vënë në skenë edhe nga Qendra Teatrore për Fëmijë në Shkup e poashtu është prezantuar edhe në “Theatre Epicentre Playwrights Forum” që është mbajtur në Mostar të Bosnjë e Hercegovinës. Qendra për Zhvillimin e Teatrit për Fëmijë dëshiron t’i falënderojë të gjithë donatorët, posaçërisht “Freedom House” dhe “The Olof Palme International Center” për botimin e këtij libri. Drama mund të blihet për 5 EURO nga Qendra Multimedia Dramë për fëmijë – Botime në shqip dhe në anglisht

A play for young people - Bilingual edition; English and Albanian

The Forbidden Lesson resulted from a playwrights’ workshop organized in 2004 by the Center for Children’s Theatre Development in Prishtina, Kosovo, one of theatre nomad’s collaborators on Faraway Nearby. The text for The Forbidden Lesson is the result of collaboration between five young playwrights with the final montage of the text created by Jeton Neziraj and Doruntina Basha.

 

The play itself is about the need that young people have for knowledge and honesty from their parents and teachers, knowledge that the older generation is often reluctant, or too afraid to share. This is the forbidden lesson of the title. The play is about sexuality and taboo. Parents in Kosovo don’t talk to their children about sexuality, or, more often, when they do, they try to deceive them, because it is considered a “shameful world” about which children should not know. The Forbidden Lesson, in a poetic approach, explores the intimate world of children and youth and its clash with adult prejudices. The Forbidden Lesson was performed for the first time at the Dodona Theatre in Prishtina, on September 30th 2004.

5 EURO Book available direct from Multimedia Center

This play is unique. When I travelled from England to Kosovo with Chloe Gillgallon and Debbie Yearsley from theatre nomad, we had little idea of what an extraordinary journey we would be beginning. In Pristina we meet up with Arta Seljimi and Anisa Ismaili from Kosovo and the four women and myself began an exploration of ideas and experiences through workshops, improvisations, discussions and storytelling. We started with an empty page and Jeton Neziraj our writer scribbled on it every day. Soon the tabula rasa was richly covered in thoughts and ideas which Jeton began to shape into this play. We played with the things that the four women had in common and the other things - culture, language, experience - that separated them. Every day was punctuated by the making of tea; a ritual that symbolised our similarities and our differences. Back in London some months later, the team continued to work on the piece, this time with an embryonic script from Jeton which we continued to develop in the very different environment that was London. The play has continued to grow. An audience in the port Dover on the English coast saw the first performance. There were actors and directors, Kosovan refugees and Albanian speaking aid workers, children and old people who all saw the play and whose comments and responses added to its development.
To an outsider, it seems as if Jeton is single-handedly creating a Kosovar theatre in a tiny country that has experienced so much in so short a space of time. I am proud to have been able to have a small part in the the birth of this new national theatre. This play, born out of a particular place at a particular time yet with mythic resonance, is a testament to the blooming theatre cultural of Europe's newest country.

5 EURO Book available direct from Multimedia Center.