arkiva

Diskutim: Arkivimi si Praktikë

Panelistë: Matija Mrakovcic (Kroaci), Dunja Kucinac (Kroaci), Vesna Milosavljevic (Serbi), Gani Mehmetaj (Kosove) dhe Ajete Zogaj (Kosove)

Vendi: Qendra Multimedia, Prishtinë
Koha: 18:00h

Pas më shumë se dy dekadash ekzistenceje, fusha e kulturës së pavarur në regjion ka prodhuar një mori dijesh dhe praktikash, por poashtu edhe ka inkurajuar shume artistë të cilët më pas jan adoptuara nga “kultura zyrtare”. Sido që të jetë, ky sistem kulturor zyrtar i muzeve dhe arkivave nuk e njeh fushën e kulturës së pavarur si një faktor relevant.

Disa operatorë kulturor të pavarur kanë filluar ta konsiderojnë kulturën dhe prodhimtarinë artistike në këtë fushë,në termet e koleksionimit, sistematizimit dhe ruajtjes së materialeve të kohës, respektivisht, arkivimit të materialeve (dokumente, shtyp, audio, video) apo atyre produkteve jomateriale (kujtimeve, tregimeve). Këta operatorë i qasen arkivimin në mënyrë innovative dhe kritike, duke reflektuar në përmbjatjen që arkivojnë dhe në praktikat që ata përdorin.

Arkivimi është i lidhur ngushtë me të dyja; kurimin artistik dhe përfshirjen radikale, por edhe me demokratizimin, duke reprezentuar kështu një urë lidhjeje ndërmjet muzve/arkivave institucional dhe praktikave të arkivimit të komunitetit. Projekti eksploron lidhjen në mës të kulturës së pavarur dhe produksionit artistik bashkëkohor, duke përdorur praktika të ndryshme të arkivimit. E kontekstualizon produksionin artistik brenda fushës së kulturës së pavarur dhe artiti, duke demostruar kështu lidhjen dhe rëndësinë e saj. I përdorë praktikat e arkivimit të historisë gojore, hulumton arkivat ekzistuese dhe i aktivizon ato që të përdorin materialin e vet, eksploron gjetjet dhe lidhjet të cilat pastaj i prezenton publikisht. Dhe në fund, i sidkuton këto praktika dhe këto përmbajtje në kontekst regjonal.

Projekti përmban në vehte disa aktivitete të cilat tentojnë të krijojnë dhe vazhdojnë bashkbisedimin mbi arkivat ekzistuese, duke i inkurajuar në krijimin e të rejave. Partnerët në këtë projekt janë SEECult nga Beografi, SCCA, Qendra për Artin Bashkëkohor nga Ljublana, Kulturtreger dhe Kurziv nga Kroacia dhe Qendra Multimedia nga Kosova.

>>>Qendra Multimedia mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë<<<