arkiva

EURODRAM – Thirrje e hapur për drama 2017

 Komiteti Shqiptar i EURODRAM, publikon këtë thirrje të hapur për drama të përkthyera në gjuhën shqipe për vitin 2017.

Eurodram është rrjet Europian i përkthimit teatror, i cili përdorë gjuhët evropiane, mediterane dhe ato të Azisë Qendrore. Objektiva kryesore e këtij rrjeti është që tua bëjë të ditur profesionistëve të teatrit dhe publikut më të gjerë punën e dramaturgëve, që në masë të madhe mbetet e pa-botuar, duke i kushtuar vëmendje posaqërisht diversitetit gjuhësor. Komiteti shqiptar I EURODRAM-it koordinohet nga Qendra Multimedia në Prishtinë (www.qendra.org)

Për këtë sezonë 2016- 17, komitetet gjuhësore janë të ngarkuara që të përzgjedhin drama të përkthyera në shqip nga gjuhët tjera që jan pjesë e EURODRAM-it. Dramat duhet të jen përkthyer (jo domosdoshmërisht të botuara) në këto dy vitet e fundit.

Në këtë vegëz mund gjendet lista e plotë e gjuhëve të reprezentuara në EURODRAM:
http://www.sildav.org/eurodram/comites-linguistiques

Dramat e përkthyera mund të dorëzohen nga dramaturgët, përktheysit, botuesit, agjentët etj në këtë e-mail adresë më poshtë, me titullin: EURODRAM 2017:
jeton@qendra.org

Propozimet duhet të përfshijnë përkthimin e plotë ose ekstrakt (në mënyrë tipike kjo do të ishte 1/5 e dramës), një përmbledhje analitike të dramës, një biografi të shkurt të dramaturgut/es, një faqe faktesh (data dhe vendi i shkrimit, numri i karaktereve, referencat për ndonjë shpërblim dhe produksionet e mëparshme) si dhe informata shtesë që mund të jenë të rëndësishme. Kuptohet që nevojitet gjuha origjinale dhe emri i perkthyesit/es.

Përzgjidhjet e tri dramava më të mira nuk nënkuptojnë pagesë.
Megjithatë, përzgjedhja e dramës nga ana e komitetit është ftesë për regjisorët, teatrot dhe botuesit e ndryshëm lokal e ndërkombëtar për ta vënë në skenë apo botuar dramën.

Rrjeti punon në partneritet me organizata që janë ndryshe të strukturuara, duke lejuar kështu që në nivel ndërkombtar të jetë pjesë kompekse e një përzierje të dramturgëve, përkthyesve dhe partnerëve tjerë kreativë e kurreshtarë.
Për më shumë rreth EURODRAM:
http://www.sildav.org/component/content/article/479