arkiva

FOTODOKS: PAST IS NOW

Galeria e Arteve, Ferizaj
Në bashkëpunim me
Institutin Goethe, Komunën e Ferizajt – Departamentin për Kulturë, Rini dhe Sport
dhe Qendrën Multimedia

Organizojnë

25 Janar – 10 shkurt, 2017

FOTODOKS: PAST IS NOW ekspozitë e fotografisë dokumentare

Hapja zyrtare e ekspozitës: 25 janar, nga ora 18:00

Artistë: Jaka Babnik, Roman Bezjak, Collaboration Project, Jerg Glesher, Zijah Gafiq, Ibro Hasanoviq, Tanja Kernvajs, Borut Krajnc, Sasha Kral, Tom Liht, Ane Morgenshtern, Vladimir Milandinoviq, Merlin Naxh-Torma, Dragan Petroviq, Hrvoje Slovenc, Katja Shtuke e Oliver Ziber, Josip Broz Tito dhe Mihael Veseli

Festivali Fotodoks në Minhen, njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme të fotografis dokumentare bashkëkohore në Gjermani, ia ka kushtuar në vitin 2015 ekspozitën kryesore “Past is now” (e kaluara është tash) hapësirës së ish Jugosllavisë, duke eksploruar kështu gjendjen e tanishme në regjion dhe “potencialin e së kaluarës në të tashmen”.

Në ekspozitë marrin pjesë artistë nga regjioni i ex JU dhe nga vende të tjera të Evropës, të cilët përmes ekspozitë s “Past is now” japin një pamje të proceseve komplekse shoqërore-politike me të cilat ballafaqohen shoqëritë e regjionit të ish Jugosllavisë në këto njëzet vitet e fundit. Ata poashtu shtrojnë pyetje për dhe rreth rolit të fotografisë dokumentare, respektivisht, mënyrës përmes së cilës fotografia bashkëkohore shënon ndryshimet dhe lëvizjet shoqërore, se si pozicionohet dhe si e gjenë shprehjen e vet ndërmjet fakteve dokumentare, nostalgjisë dhe arkivimit.

Në të tanishmen gjithmonë ndjehet edhe e kaluara. Ndonjëherë ajo është model, ndonjëherë ajo lë gjurmë të pashlyera e ndonjëherë ajo ngelet vetëm një kujtim i zbehtë. E tashmja ndonjëherë është edhe thjesht përsëritje apo definicion i ri i të kaluarës. Autorët kan shfrytëzuar arkivat ekzistuese ose kan krijuar arkiva të reja, kan shkruar gjurmëve të historisë, ose kan gjurmuar sterotipet dhe mitet kulturore, jan kthyer në njëzetepesë vjetorin e bashkimit të Gjermanisë ose në njëzet vjetorin e marrveshjës së paqes të Dejtonit…


Programi i ekspozitës:

Vendi: Galeria e Arteve, Ferizaj

25 Janar, 18:00
Hapja zyrtare e ekspozitës

3 Shkurt, ora 11:00
Mënyrat e reja për të reflektuar ndaj realitetit
Diskutim me Zeni Ballazhin, kurator i Galerisë Kombëtare të Arteve


Iniciativa dhe koncepti i ekspozitës PAST IS NOW:
Fotodoks Minhen
FOTODOKS

Organizimi i ekspozitës në Gjermani
Fotodoks

Në bashkëpunim me
Münchener Stadtmuseum
Kulturreferat der Landeshauptstadt München
Goethe-Institut

Ekspozitën e kan mbështetur
Fedrigoni
Inova Art
Tirol Werbung
Longo

Tekstet e kësaj brochure
jan përkthyer nga katalogu i PAST IS NOW


Organizator i ekspozitës në Kosovë
Qendra Multimedia / info@qendra.org / www.qendra.org
Goethe-Institut

Në bashkëpunim me
Galerinë e Arteve, Ferizaj
Komunën e Ferizajt, departamentin pwr Kulturw, Rini dhe Sport


Bashkëpunëtor artistik i ekspozitës në Kosovë:
Zeni Ballazi

 


fotodoks.de