arkiva

KOSOVË IS EVERYWHERE - Bern ist überall dhe Qendra Multimedia në një turne letrare në Kosovë

Një party shumëgjuhësore pritet të ndodhë së shpejti. Një ekip i trentë i shkrimtarëve dhe muzicientëve alla 7 Spoken-Word Combo nga Bern is überall, do të vizitojnë 6 qytete të Kosovës. Për 3 javë, këta 7 autorë do të shoqërohen në 6 prezentime skenike nga 7 autorë e muzicientë nga Kosova. Në gjuhë të ndryshme, ata do të performojnë letërsi që është krijuar e shkruar posaqërisht për këtë turne të hatashëm. Ky festival gjuhësor do të shoqërohet me shumë muzikë e raki.

Autorët e muzicientët pjesmarrës janë: Laurence Boissier, Blerina Gaxha-Rogova, Ervina Halili, Arben Idrizi, Dardan Islami, Antoine Jaccoud, Guy Krneta, Meral Kureyshi, Gerhard Meister, Pedro Lenz, Kujtim Paçaku, Shpëtim Selmani, Ariane von Graffenried dhe Milosh Zhivanoviq. Muzikë: Adi Blum (accordion), Art Lokaj (guitar), Michael Pfeuti (bass), Maru Rieben (percussion), Drin Tashi (drums).

Ka shumë arsye përse këta artistë nga Bern ist überall po hyjnë në dialog me artistë nga Kosova. Por natyrisht, njëra nga arsyet është lidhja e pashkëputshme që ekziston mes Kosovës dhe Zvicrës. Kur zhdergjeni rrugëve të Prishtinës ju ndodhë kaq shpesh të dëgjoni kosovar që flasin gjermanishte të Zvicrës. Në Ferizaj takon plot shqipe që shumicën e kohës jetojnë në Renens apo Payerne. Por, fatkeqësisht, shkëmbimet letrare mes dy vendeve janë të lëna mbas dore. Ky projekt ka për qëllim të krijoj lidhje të qëndrushme letrare. Diçka të tipit A Long and Lasting Love.

Turneja do të filloj në Prishtinë, në Qendrën Multimedia, me date 28 shtator, nga ora 20:00 dhe pastaj do të vazhdoj në Graçanicë, Ferizaj, Prizren, Gjakovë e Pejë.

Ky shkëmbim është mundësuar duke iu falenderuar Great Culture Prize nga Burgergemeinde Bern, të cilin Bern ist überall e ka fituar në vitin 2015, si dhe nga sponsor e partnerë si: granti Balkan i fondacionit kulturor Landis & Gyr, Pro Helvetia e Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Partner në realizimin e këtij projekti në Kosovë është Qendra Multimedia (www.qendra.org)
Programi i plotë i festivalit do të publikohet së shpejti. Deri atëherë, finger crossed…
Për ma shumë detaje, na kontaktoni në: info@qendra.org