arkiva

KONKURS PËR VEND PUNE

Projekti “Kultura për ndryshim”, i zbatuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe Institut dhe i financuar nga BE, është duke kërkuar një menaxher/e të programit në Prishtinë. Ky projekt trevjeçar (2018-2020) synon të mbështesë organizatat dhe projektet kulturore në Kosovë përmes dy cikleve të dhënies së granteve dhe, në të njëjtën kohë, të fuqizojë dhe të krijojë një rrjet të bashkëpunimit në mes të bibliotekave të Kosovës.

Qendra Multimedia (www.qendra.org) është organizatë e pavarur kulturore në Kosovë. Ajo është e fokusuar në prodhimtari kulturore, veçanërisht në fushën e teatrit dhe letërsisë. Aktivitetet e sajë kanë shtrirje ndërkombëtare. Goethe Institut (www.goethe.de) është instituti kulturor i Republikës Federale të Gjermanisë që ka një prezencë globale. Goethe Institut promovon njohjen e gjuhës gjermane jashtë vendit dhe nxitë bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar.

Detyrat dhe përgjegjësitë

- Menaxhon zbatimin e projektit “Kultura për Ndryshim”, duke përfshirë mbikëqyrjen e zbatimit të aktiviteteve, ekipit të projektit dhe monitorimin e zbatimit të buxhetit sipas planit të projektit.
- Koordinon dhe bashkëpunon me Qendrën Multimedia për zbatimin e programeve të organizatës që, në mënyrë direkte apo indirekte, lidhen me projektin “Kultura për Ndryshim”.
- Përpilon raporte të vazhdueshme për donatorin. Në bashkëpunim me departamentin financiar, menaxhon përpilimin dhe dorëzimin e raporteve të rregullta financiare tek donatori.
-Siguron komunikim të vazhdueshëm ndërekipor lidhur me projektin dhe koordinon komunikimin mes partnerëve të projektit dhe donatorit.
- Siguron dhe koncepton promovimin adekuat të projektit dhe të organizatave zbatuese të projektit.
- Pozita është me orar të plotë.

Kualifikimet e kërkuara

- Së paku 3 vite përvojë në koordinim apo menaxhim të projekteve.
- Përvojë të drejtpërdrejtë ose njohje të skenës kulturore në Kosovë dhe në rajon.
- Njohuri të avancuar profesionale të gjuhës shqipe dhe angleze. Njohja e gjuhës serbe është e preferuar.
- Aftësi të avancuara të komunikimit dhe menaxhimit të konfliktit.

Kandidatët/et e interesuar/a duhet të dërgojnë CV-në, së paku 2 referenca (të verifikueshme) për punën e mëhershme të kandidatit/es, dhe letër motivim në info@qendra.org. Afati për aplikim është 12 janar 2018, në ora 17:00. Ne do të kontaktojmë vetëm listën e ngushtë të kandidatëve për këtë pozitë.