për projektet

Me mbi 100 projekte kulturore të realizuara në Kosovë dhe në vende tjera në Europë, Qendra Multimedia është padyshim njëra prej organizatave kulturore më aktive në regjion. Plot nga projektet e shkuara, por edhe këto aktuale, kanë pasur si target publikun e gjerë, megjithatë, në shumë projekte ne kemi pasur në fokus të rinjët.

Disa nga projektet kryesore afatgjate të cilat i kemi inicuar dhe zhvilluar këto vitet e fundit, vetëm ose në bashkëpunim me partnerët tanë, janë: Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë polip; Teatri i Forumit në Kosovë; Politikat e Reja të Solidaritetit; Historia e Kosovës; Play for All; Balcan Can Contemporary; RAE Festival etj.

Ne bashkëpunojmë ngushtë me Institutin Goethe, me të cilin ajo zhvillon dhe realizon projekte që në thelb kanë kooperimin kosovaro-gjerman. Ne poashtu jemi partner të rrjetit të letërsisë TRADUKI, me të cilin bashkëpunojmë në projekte të ndryshme të letërsisë.

projekte aktuale

Rezidenca letrare “Prishtina nuk ka lum” 2015

Për herë të parë në Kosovë në vitin 2013, Qendra Multimedia ka ftuar artistë nga Evropa Qendrore dhe Juglindore të aplikojnë në rezidencën letrare "Prishtina nuk ka lum" në Prishtinë, Kosovë, duke vazhduar këtë vit me thirrjen e 3të të hapur nga sot (26.01.2015).

Qendra Multimedia nga Prishtina, në bashkëpunim me TRADUKI-në dhe Goethe Institute fton shkrimtarë dhe përkthyes nga Evropa Juglindore (Sllovenia, Kroacia, Mali I Zi, Serbia, Rumania, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Maqedonia) dhe Gjermania, të aplikojnë në programin shkrimtarë në rezidencë “Prishtina nuk ka lum” në Prishtinë, Kosovë.
Afati i fundit për aplikim është 25 shkurt 2015.
Bursa banimi, secila me kohëzgjatje 4 javëshe, janë në dispozicion për prill, maj, qershor, shtator, tetor dhe nëntor 2015.
Bursa për shkrimtarët përfshinë një qëndrim një mujor në një apartmanet plotësisht të pajisur në Prishtinë, shpenzimet e udhëtimit dhe një pagë në vlerë prej 800 euro.
Aplikantët që kanë të drejtë në këtë bursë janë shkrimtarët trillues, poetët, eseistët, kolumnistët, përkthyesit dhe dramaturgët.
Aplikimi duhet të përfshijë:
• Biografi (në shqip, serbisht, anglisht apo edhe gjermanisht)
• Adresa e plotë (numri I telefonit dhe email adresa)
• Bibliografi (e punimeve kryesore të publikuara)
• Një përshkrim i shkurtë (max. gjysmë faqe) e projektit që do të ndërmerret gjatë qëndrimit një mujor në Prishtinë

 

Aplikacionet duhet të dërghohen në këtë email: residency@qendra.org.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, artistët do të shfrytëzojnë kohën e tyre për të punuar në projektet e tyre, si dhe për t’u njohur me jetën kulturore të kryeqytetit të Kosovës.
Të gjithë aplikantët do të informohen për vendimin e jurisë përmes email-it jo më vonë se 15 mars 2015.

 

Forum Teatror për Mobilizim Shoqëror - Një aktivitet i mbështetur nga Olof Palme International Center Nentor-Dhjetor 2014

Newborn-projekti i ri mes Prishtinës dhe Nottingham-it


Mbi një vit e gjysëm është i vjetër bashkëpunimi që Qendra Multimedia ka filluar me dramaturgun Andy Barrett nga Nottinghami, bashkëpunim ky i cili është i koncentruar në krijimin e një shfaqjeje teatrore për publikun e moshës adoleshente si dhe në krijimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes bërësve të teatrit nga Nottinghami dhe Prishtina.
Nisma e këtij bashkëpunimi ka qenë ngjarja NoPo, gjatë së cilës është bërë një shkëmbim virtual i teksteve të dramave të lexuara përmes Skype-it, njëkohësisht, në Qendrën Multimedia dhe në Nottingham Playhouse, gjë që ishte pasur me diskutim mes audiencës së të dyja qyteteve, poashtu përmes Skype-it. Ky komunikim virtual nuk është ndalur me kaq.
Ka pasuar krijimi i një grupi në Facebook me emrin "The exchange" (Shkëmbimi) pjesë e të cilit kanë qenë të rinjë nga Prishtina dhe Nottinghami e të cilët kanë debatuar mbi çështje të ndryshme varësisht prej temave të përcaktuara nga administruesit e grupit.
Si rezultar i këtyre bisedave dhe asaj çka është thënë në grup nga të rinjtë ka rrjedhur udhëtimi i dramaturgëve kosovar Jeton Neziraj e Arian Krasniqi për në Nottingham, të cilët, të inspiruar nga mendimet e të rinjve nga te dy shtetet, kanë nisur punën me një grup performuesisht të rinjw në krijimin e një performance në Neville Studio krahas Michael Pinchbeck dhe performuesve nga Sarajevo War Theater.
Hapi i radhës që do të forcojë këtë bashkëpunim, do të jetë vizita që do t'i bëjë Andy Barrett Kosovës, për të punuar me të rinjtë nga Kosova duke mbledhur mendimet dhe pervojat e tyre, e të cilat më pas do ti "shkrijë" në performancën që ai bashkë me Jeton Neziraj, Arian Krasniqin dhe një grup performuesisht do nisin ta punojnë në Qendrën Multimedia në Prishtinë. Qëllimi do të jetë krijimi i një performance që do të jetë tërheqëse edhe për "tregun" e gjeneratave të ardhshme të të rinjëve të të dyja shteteve: atij më të vjetrit në botë (shtetit Anglez) dhe më të riut në botë (shtetit Kosovar).
Pjesa artistike e krijuar do të përpunohet më tutje në Nottingham, për tu shfaqur më pas si pjesë e Nottingham European Arts Theater Festival në vitin 2014.
Ndryshe, disa nga veprat e dramaturgut Andy Barrett janë: "Dolly"; "The Story Traders of Sichuan" si dhe versioni i parë anglez i Ibsenit ‘League of Youth’.
 

polip

polip është Festival Ndërkombëtar i Letërsisë i cili bashkon shkrimtar të rinjë nga rajoni dhe Evropa në Prishtinë. Festivali polip organizohet çdo vit nga Qendra Multimedia dhe që nga viti 2011 në bashkëpunim me Beton, një organizatë kulturore nga Beogradi. polip shkon përtej kornizës së një festivali të letërsisë dhe të një lidhjeje të thjesht letrare. Bëhet fjalë për një kuptim më të gjërë të ndërtimit të paqës dhe konceptit të besimit në një rajon të traumatizuar dhe të shoqërive që ranë dakord të jetojnë ndaras dhe të shërojnë traumat e tyre pa bërë një përpjekje për të përpunuar të kaluarën traumatike dhe pa ndjeshmëri për tjetrin. Në këtë rast, fusha e letërsisë duhet të kuptohet si një zonë bazë e komunikimit të ndërsjelltë e cila mundëson procesin e transformimit të konflikiti në rajon. Brenda konceptit të tij, festivali polip përmban elemente të veprimit drejt transformimit të konflikiti dhe ndërtimit të besimit. Autorët mblidhen në këtë festival me miratim të ndërsjellët që nuk është vetëm një ngjarje letrare por gjithashtu një pjesëmarrje përgjegjëse në këtë projekt që është duke u realizuar pavarësisht nga ngushtësia radikale e komuniteteve nga të cilat vijnë këta autorë – Serbia / Kosova. Prania e autorëve të tjerë nga rajoni e kontekstualizon gjithë procesin dhe e fut atë në kornizë të një kontekst më të gjerë shoqëror.
polip prezanton zëra të ri në gjuhë të ndryshme, duke zbuluar melodinë e tyre specifike, muzikalitetin dhe ritmin. polip nuk organizon vetëm lexime, por gjithashtu një program special me koncerte, street poetry, punëtori për përkthim dhe shkrim të poezive, diskutime dhe debate për rrjetet letrare dhe praktikës të përkthimit. 

“Protesto, ngrite zërin, ankohu, sulmo: bëju artist i Kosovës”

Prishtinë, 30 korrik.

Qendra Multimedia nga Prishtina ka filluar të realizoj projektin “Protesto, ngrite zërin, ankohu, sulmo: bëju artist i Kosovës”, që është një platformë artistike e cila synon të mobilizoj artistë nga Kosova dhe regjioni që bashkarisht të përfshihen në aksione kulturore për të adresuar cështje të ndjeshme politike e sociale në Kosovë dhe në regjion. Platforma e Qendrës Multimedia synon të nxis bashkëpunimin kulturor dhe zvetnojmë barrierat ndëretnike që ka krijuar e kaluara armiqësore. Përmes aktiviteteve të shumta të teatrit dhe letërsisë, projekti synon të ngreh në sipërfaqe disa prej temave të tabuizuara në shoqërinë Kosovare, përfshi valën raciste ndaj komuniteteve RAE në Kosovë. Duke angazhuar në projekt në numër të madh artistësh vendor e regjional, projekti synon të krijoj, para së gjithash, një platformë artistike për prodhimtari kualitative artistike, e cila përpos impaktit lokal njihet dhe pranohet edhe ndërkombëtarisht. Në mënyrë të drejtpërdrejtë, projekti pritet të ketë impakt edh enë politikat kulturore në vend, të cilat duhet të orinetohen kah projektet kreative që kan imapkt të drejtpërdrejtë në audiencat lokale, por që edhe ndikojnë në përmirësimin e imazhit kulturorë kosovarë në botë.

Projekti ka tri aktiviteteve themelore; serinë e prezentimeve të Teatrit të Forumit, shfaqjen teatrore, dhe përkthimin e botimin e librave. Aktivitetet kryesore parashihet të ndodhin në muajt shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti.

“Protesto, ngrite zërin, ankohu, sulmo: bëju artist i Kosovës” është financuar nga Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP)”- financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Pritet që platformës të shtrihet edhe në vitin 2014 dhe 2015.

Qendra Multimedia është themeluar në vitin 2002, në Kosovë. Ajo është organizatë e pavarur kulturore e fokusuar në prodhimtari artistike, shkëmbime kulturore ndërkombëtare, e publikime nga fusha artit dhe kulturës. Është themeluar nga një grup i artistëve të rinjë t`cilët kanë synuar që të krijojnë një format alternativ t`prodhimtarisë artisitike, të influencojnë politikat lokale kulturore si dhe të përdorin artin për të adresuar cështje të ndjeshme politike e sociale. Qendra prodhon dhe bashkëprodhon aktivitete kulturore për të të gjitha moshat dhe aktivitete e saja kan shtrirje ndërkombëtare.

TEATRI I FORUMIT NE KOSOVE / 2008 - 2011

Krijuar nga regjisori brazilian, Augusto Boal, Teatri i Forumit është një kolekcion i teknikave specifike të dizajnuara të mësojnë njerëzit si të marrin një rol aktiv në komunitetet e tyre. Kjo mund të jetë nëpërmjet qeverisë lokale, ose duke gjetur zgjidhje direkte për probleme specifike në komunitet, si diçka ambientale, sociale, politike, ose ekonomike. I njohur zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara nëpërmjet UNESCO-së si një "mjet për ndryshim social", Teatri i Forumit është një përmbledhje shumë e dobishme e teknikave inovative. Është përdor nëpër gjithë botën për të influencuar legjislacionin dhe të inkurajoj krijimin te më shumë shoqëri civile, dhe për të ndihmuar njerëz prej çdo prejardhje dhe moshe të kuptojnë njeri tjetrin dhe të përballen me çështje sociale në një mënyrë pozitive dhe paqësor. Publiku është i inkurajuar, jo vetëm të imagjinojë ndryshime por edhe t'i ushtrojë ato ndryshime, kolektivisht të reflektohet në sygjerimin, dhe ashtu të bëhet i fuqizuar të gjenerojë akcion social. Qëllimi i projektit të Teatër Forumit në Kosovë është që t'i bëj kosovarët më të vetëdijëshëm për disa probleme që nuk i kanë konsideruar më përpara. Skenat në Teatrin e Forumit janë të dizajnuara të stimulojnë pjesëmarrje me publikun me anë të bisedave, luajtjen e roleve interaktive, dhe pervoja të përbashkëta. Elementi i përbashkët në të gjitha degët e kësaj pune është që të gjithë kërkojnë të bëjnë fuqinë e teatrit si një forcë për ndryshim të mundshëm për të gjithë, sidomos atyre në situata të shtypur.

Fokusi i aktiviteteve tona janë fëmijët dhe të rinjt (12-28) të të gjithë kombësive në Kosovë, por fokusi kryesor qëndron tek femrat e reja. Gjatë 2008-ës trajnerët/ aktorët/ shakatarët të CCTD-së kanë udhëhequr rreth 40 sesione të Teatër Forumeve në qytete të ndryshme të Kosovës. Në vitet që vijojnë, 2009, 2010, 2011, ekipi i CCTD-së do të vazhdojë të prodhojë Teatër Forume në qytete të ndryshme të Kosovës, dhe të mbështes grupe të Teatër Forumeve lokale dhe aktivitetet e tyre. Temat të këtij Teatër Forumi në Kosovë janë: pozita e gruas ne shoqërinë kosovare, korrupcioni, mirëmbajtja ambientale, diskriminimi i grupeve të margjinalizuara (sidomos romët dhe LGBT), procesi i integrimit në BE, qeveria lokale dhe përgjegjësitë e saj ndaj qytetarëve, të drejtat e njeriut, barazia gjinore, migracioni, varfëria, etj.

Teatri i Forumit 2010-2011

Teatri i Forumit 2010-2011 është projekt i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Europian në Kosovë, ndërsa implementohet nga Qendra MULTIMEDIA Teatri i Forumit 2010-2011 në Kosovë është një projekt dyvjeqarë që ka filluar të implemetohet nga 15 Janari 2010. Seria e dhjetra skenave të forum – teatrit, që do të zhvillohen gjatë këtyre dy viteve, do të prezentohen me titullin “Rrimë shtremt, folim drejtë”. I financuar nga Bashkimi Europian nën menaxhimin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian për Kosovë, ky projekt do të prezentohet gati nëpër të gjitha qendrat e Kosovës dhe ka në fokus kryesisht të rinjët. Teatri i Forumit është metodë e fuqizimit dhe vetëdijesimit për kofliktet sociale, e zhvilluar nga Augusto Boal gjatë diktaturës së viteve 70-ta në Brazil. Në Kosovë ne kemi zgjedhur që t`i trajtojmë disa prej temave më relevante me të cilat sot konfrontohet shoqëria kosovare: migrimi, papunësia, bashkëjetesa, korrupsioni, problemet e mjedisit, byrokracia, nepotizmi, roli i qytetarëve në vendim-marrje, dhuna në familje, konfikti mes gjeneratave, trashëgimia kulturore, homofobia e një mori temash e tabushë tjera shoqërore. Rekomandimet, sugjerimet dhe komentet e dalura nga kjo formë e teatrit do të shfrytëzohen në të ardhmen si mjet avokues. Skenat qe do të prezentohen në shkollën tuaj janë edukative, të përshtatshme për nxënës dhe studentë dhe në përputhje me normat pedagogjike. Këto skena do të moderohen nga publicisti i njohur kosovar z. Shkelzen Maliqi. Autor i këtyre shfaqjeve është Arian Krasniqi, regjia është bërë nga Agon Myftari ndërsa aktrojnë: Adrian Morina, Albulena Bardhi, Besnik Krapi, Valmira Hoti, Bekim Guri, Arben Zharku dhe Ylber Bardhi. Për më shumë informata shiko: www.qendra.org apo kontaktoni në: adelina@qendra.org, tel. 038 722 463

Faqja e internetit “Historia e Kosovës e viteve 60-ta dhe 70-ta”

Faqja e internetit “Historia e Kosovës e viteve 60-ta dhe 70-ta” është krijuar nga Qendra Multimedia, Prishtinë. Ajo është zhvilluar në kuadër të projektit “Laboratori i historisë së Kosovës”, që është mbajtur nga marsi deri në korrik 2009. Projekti filloi me një trajnim të studentëve në metodën e Historisë Gojore. Pastaj një grup studentësh të përzgjedhur zhvilloi gjithsej 12 intervista me shqiptarë, romë dhe turq në vende të ndryshme të Kosovës. Qëllimi i kësaj faqeje është që të krijojë një qasje më të kapshme dhe personale ndaj historisë në Kosovë dhe të ofrojë informata të reja ndaj historisë së saj. Incizimet do të jenë në dispozicion për lëndën e historisë nëpër shkolla, por ato do të jenë edhe pikënisje për hulumtime të reja të historisë së Kosovës. Në këtë faqe interneti prezentohen histori të ndryshme, duke përfshirë edhe ato që gjejnë pak ose aspak vend nëpër librat e historisë. Ndër këto histori janë edhe ato të grave, të njerëzve të privuar socialisht, të minoritarëve dhe të njerëzve nga zonat rurale. Për më shumë, vizitojeni www.kosovarhistory.com

projekte të kaluara

Connecting Homes

Të rinj nga Theranda së bashku me të rinj nga Gjermania krijuan një shfaqje e cila i bën të dukshme lidhjet mes këtyre dy vendeve. Në këtë shfaqje u paraqiten lidhjet në aspekte të ndryshëm siç janë: Turizmi, bashkëpunimi politik, bashkëpunimi ekonomik, ndikimi kulturor si dhe lidhjet personale. Qëllimi është, të motivohen shikuesit, që t’i forcojnë lidhjet dhe të shfrytëzohen ato më mirë.

Shfaqja u përbërë nga skena të veçanta të cilat bëjnë të dukshme lidhjet e ndryshme të këtyre dy vendeve. Aspektet e bashkëpunimit do të tregohen përmes personazheve te ndryshme. Do ketë emigrant të cilët tregojnë historinë e tyre, biznesmen të cilët bëjnë marrëveshje të bashkëpunimit si dhe të rinj të cilët lidhin shoqëri mes këtyre vendeve. Shikuesi pati mundësinë të njeh biografi të njerëzve të cilët veç janë pjesë e këtij bashkëpunimi dhe e shfrytëzojnë atë.

Hulumtimet e lidhjeve ekzistuese janë bërë nga vetë të rinjtë përgjatë qëndrimeve dhjetë ditore në Gjermani si dhe në Kosovë. Në të dy vendet u zhvilluan intervista në universitete, me politikan, me përfaqësues ekonomik si dhe me emigrant. Gjithnjë duke pyetur ‘Çfarë përfitimesh ka Gjermania dhe Kosova nga lidhjet të cilat ju prezantoni’.

Kështu të rinjtë patën mundësin të shikojnë në fusha të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe të kuptojnë potencialin për aktivitete të përbashkëta në të ardhmen.

Shfaqja u prezantua në Kosovë me 11 prill 2009, në Shtëpinë e “Fellbahut” në Therandë. Kurse në Gjermani u prezantua me 24 maj 2009 në “Faust-Factory” në Hanover.

 

Këtu mund të gjeni më shumë informata për këtë projekt: www.connecting-homes.net

Graphic, Novel. Sketching W. G. Sebald in Pristina.

In the past few years graphic novels have attracted more and more attention both in the field of literature and the visual arts. Not only do they allow for an alternative perspective on the complexities of everyday life, but because of their distinct use of two media - image and text - they also suggest how memories of the past can find new forms of expression despite their inherent blanks.

This interrelation between image and text lies at the core of the project graphic, novel . Taking the works of W.G. Sebald as a point of departure, we would like to rethink the dynamics between the two mediums in the context of Pristina, eager to tackle what suggests itself as ?grey areas? in the memorization process by means of graphics and text. Also W.G. Sebald famously utilized in his work both image and text in order to find a momentary equilibrium between otherwise hazy or fragmented recollections, personal memories and, at times, ineffable events. However, similar to the grid-like structure of a Graphic Novel, the merging of image and text in W.G. Sebald’s work produces an ?excess of meaning?, which cannot be fully resolved.

The workshop graphic, novel. takes this relationship between W.G. Sebald’s work and graphic novels as a starting point to enhance an in-depth study on how to access memory through image and text. It aims at taking the potential of the literary and graphic elements of graphic novels further by drawing on the author’s ?poet(h)ic of remembering?, but also by the direct encounter with and research into the environment the workshop is set in. The participants are invited to creatively delve into yet unprecedented graphic-novelist techniques, sketching what has been lost, what is to be retrieved, and how to conjoin the missing bits and contradictions of recent local history.

Being an initiative from Pristina, the subject-matter from where to explore those techniques is the city and its (in-)visible histories. Therefore, additional to the seminars, the workshop will have a closer look at the matter and the surfaces of the city. Archival documents, found photographs, oral history and walks through the city will form a central part of the research and of the elaboration of a new graphic novel by means of visual and literary expressions.

Throughout the workshop, the participants are invited to work on a chosen context presented to them in the city of Pristina. The results of the workshop will be shown in a group exhibition during the »Polip Literature Festival« held from May 11, 2012 to May 13, 2012.

graphic, novel. Sketching W.G. Sebald in Pristina is organized by Elisabeth Desta and Sonja Lau. The workshop is led by researcher Ute Friederich and graphic novelist Barbara Yelin.

Ute Friederich | (born 1984) studied German and English philology in Bonn and Aberdeen. In 2009, she accomplished her studies with the Magister Artium in Bonn. Her Masters thesis »Komik – Comic. Komische Elemente in den Texten Franz Kafkas und ihre bildliche Umsetzung in verschiedenen Comic-Adaptionen« (Engl.: »Komik – Comic. Comical elements in the work of Franz Kafka and their visual translations in graphic novels.«) was awarded the Roland-Faelske-Preis for comic and animation films. She is currently working on her dissertation on trauma, remembrance and montage in the oeuvre of W.G. Sebald and in a selection of graphic novels.

Barbara Yelin | (born 1977 in Munich) studied illustration at the Hamburg University of Applied Sciences. She lives and works in Berlin as illustrator and comic book artist. Recent graphic novels include »Le Visiteur« (2004), »Le Retard« (2006), both published by Actes Sud/Editions de L’An 2, and »Gift« (2010, with Peer Meter) published by Reprodukt. Since 2005 she has been co-editor and contributor of SPRING, the annual magazine of women illustrators and comic artists. From 2010 to 2011, she was commissioned to run a series of comic workshops in Cairo on behalf of the Goethe-Institute Cairo. She currently teaches as a visiting professor at the »Hochschule der Bildenden Künste Saar« in Saarbrücken (Germany), presenting a seminar on »Comics and Graphic Novels«.

SUCCESSFUL APPLICANTS WILL RECEIVE TRAVEL COSTS AND FREE BOARD AND LODGING IN PRISTINA.

FOR MORE INFORMATION AND THE APPLICATION FORM PLEASE CONTACT: info@qendra.org

For applicationform please check: http://www.tiranaartlab.org/

Tito was not here

Josip Broz – better known as Tito – reigned over Yugoslavia for 35 years. He was not ?only the revolutionary Partisan who defended his homeland against fascism and ?overpowered stalinism but also the statesman who praised brotherhood and unified his ?compatriots with his idea of a different South Eastern Europe: On the bases of an ?independent non-aligned communism, Tito and his fellows realized their version of a ?socialistic federation – the Socialist Federal Republic of Yugoslavia. With the authority of a dictator and the charm of a great commander, with the power of oppression and the freedom to travel, Tito appealed to his people and the world in a highly controversial way. After he died in 1980, Yugoslavia gradually collapsed and finally broke down in 1991. But, nowadays, is the remembrance of Tito and Yugoslavia suffering from amnesia or facing a historical reality?

 

What came after the collapse – the recent past with its tremendous events and the ?current social reality in the states of former Yugoslavia – often leads to an image of Tito ?emerging in society as a heroic figure and a representation of the era of non-aligned ?communism, which conducts to a (yugo)nostalgic transfiguration of memories: Tito ?survived and still lives on in the minds – as a symbol for »the good old times«. But how ?does the young generation knowing Tito only from textbooks and the memories of their ?parents and their grandparents respond to this balancing act between historical facts, ?mythical romanticization and amnesia? During their whole lives, TITO WAS NOT HERE. ?For the most time of their lives, Yugoslavia did not exist. How does this generation ?encounter that controversial figure and that glorified time whose de facto absence is ?actually an ongoing narrative presence?

he project TITO WAS NOT HERE deals with literary and performative interventions of ?a South Eastern European past and present beyond public discourses: Emerging young writers from all former Yugoslavian countries (Bosnia and Herzegovina, Croatia, Kosovo, Macedonia, Montenegro, Serbia and Slovenia) and Germany are kindly invited to explore this issue in literary texts and to submit these literary explorations to this open call. A jury of experts will select 8 texts that will be used for a performative intervention by a group of performing artists from all over Ex-YU. Finally all performances will be shown in September 2012 in Bosnia and Herzegovina (place tba). The selected writers will be invited to this performance weekend and introduced to the audience in a panel.

Both the texts and the performances are attempts at a different and a differingPerforming of Yugoslavia in the 21st Century based on individual approaches by the ?young generation. The program aims to advance critical artistic approaches to a mutual ?past and to support artistic collaborations and networking between former Yugoslavian ?regions that rarely cooperate in terms of cultural exchange. The project is organized by Ksenija Cockova, Elisabeth Desta, Nita Hasani, Juliane Rahn and Ivana Vaseva.

Takim Teatror në Prishtinë

16 – 18 qershor 2011
PLAYgrounds Between Facts and Fiction:
New Plays and Theatre Forms
Një shfaqje që i provon kufijtë në mes të faktit dhe fiksionit, publikes dhe privates në një apartament privat kosovar. Produksione që bazohen në kujtime personale të luftës në Kosovë apo të ngjarjeve të 11 shtatorit 2001. Amatorë dhe aktorë bëhen bashkë në një bujtinë dhe e luajnë një pjesë të frymëzuar nga realiteti. Artistë të rinj të teatrit nga Belgjika, Gjermania, Izraeli, Holanda, Shtetet e Bashkuara dhe në veçanti nga vendet e Ballkanit, vijnë në Prishtinë për takimin teatror “PLAYgrounds between facts and fiction” me tekste, projekte dhe drama në valixhet e tyre. Së bashku ata reflektojnë mbi funksionin e teatrit në përgjithësi, mbi mënyrat e reja të prezantimit dhe perceptimit nga publiku, mbi mënyrat e shprehjes artistike dhe për Sheshet e LOJËRAVE të tyre. Në panelet tematike si dhe leximin skenik të dramave, do të reflektohet roli i realitetit historik dhe social në teatër. Apo anasjelltas: Si mundet teatri ta luajë lojën e vet me realitetin. Aktualisht, teatri e luan një rol të rëndësishëm në gjetjen e mënyrave të reja të prezantimit estetik dhe të mundësive të reja të përceptimit nga publiku. Teatri dokumentar në veçanti, është rizbuluar dhe zhvilluar mëtej nga artistë të ndryshëm të teatrit, që punojnë në bashkëdyzimin në mes të teatrit dhe realitetit. Dramat e tyre merren me ngjarje historike, vende dhe biografi personale apo me fenomenet e vona shoqërore. Mirëpo realiteti nuk hyn vetëm në teatro. Shumë e më shumë, teatri po e zbulon realitetin dhe po kërkon aspekte teatrore në jetët tona të përditshme. Hapësira klasike e teatrit zëvendësohet me rrugë, shtëpi, restaurante, hotele, dyqane. Në vend të aktorëve profesionistë, të ashtuquajturit “ekspertët e së përditshmes” janë yjet në skenë. Ngjarjet e kohëve të fundit në Ballkan janë përplot me histori të avullueshme, kujtime të gjalla, biografi të thyera, të cilat kanë ndikim të gjerë në punën teatrore të regjisorëve dhe dramaturgëve të teatrit. Që nga viti 1990 ata jo vetëm që janë deshur me gjuhë të reja, realitete të reja shoqërore, kombe të reja, por edhe me mekanizma të fuqishëm të harresës apo eliminimit të historisë në një anë dhe rishkrimit të narracioneve historike dhe miteve nacionale në anën tjetër. Skena bëhet një medium për gjetjen e mënyrave të reja për t’u shprehur artistikisht dhe për t’u marrë me këto sfida. Në mesin e mysafirëve janë kolektivet teatrore Herbordt/Mohren (Gjermani) dhe Lunatiks (Gjermani) me shfaqjen e tyre “livingROOMS” (DHOMAT e ndejës) që luhet në një apartament dhe Biljana Srbljanovic (Serbi) me leximin skenik të dramës së saj “Rrëfime familjare”. Artistë dhe ekspertë të teatrit si Jens Dietrich (Gjermani), Jörg Karrenbauer (Gjermani) dhe Sanja Mitrović (Serbi/ Holandë), Zana HoxhaKrasniqi (Kosovë) si dhe Stef de Paepe (Belgjikë) do t’i prezantojnë projektet e tyre. Dramaturgia Simona Semenić (Slloveni) dhe disa të tjerë do të flasin për tekstet e tyre, e shfaqja e Karen Malpede e bazuar në ngjarjet e 11 shtatorit do të prezantohet në Teatrin Kombëtar.
nga Lucia Zimmermann
Këtu mund të gjeni informata shtesë për këtë projekt:
http://playgroundstheatre.wordpress.com 

 

POLITIKAT E REJA TE SOLIDARITETIT

Politikat e Reja të Solidaritetit përmes Produksionit Kulturor dhe të Dijes

 

Program bashkëpunues ndërmjet Qendrës Multimedia (Prishtinë), CZKD (Beograd) dhe Center "Grad" (Tuzla)

 

Njëzet vjet pas shpërbërjes së Jugosllavisë, klasa politike e shteteve të reja ka vazhduar t’i promovojë vlerat shoqërore të pandara nga ideologjia e dhunshme nacionaliste. Ky kod i shtypjes e ka margjinalizuar ndikimin e individëve dhe të grupeve të cilët besojnë në kulturën e tjetërsisë dhe janë të angazhuar për vlera të barazisë dhe solidaritetit. Njëra prej disa mënyrave të kundërpërgjigjes ndaj kësaj ideologjie të izolimit dhe të armiqësisë do të ishte të riafirmoheshin vlerat e cekura më lartë, të cilat do të mund të nxirreshin nga tradita liberale e të kaluarës së përbashkët.

Ballafaqimi me të kaluarën sot është një përpjekje mjaft delikate. Njëra prej arsyeve është abuzimi me të kaluarën e dhimbshme për qëllime politike. Ata që kanë lindur në të tetëdhjetat dhe të nëntëdhjetat e shekullit të kaluar, si dhe më të rinjët, janë mësuar t’i shohin fqinjët si armiq, kulturat tjera si kërcënim për identitetin e tyre. Çështja është se si të krijohen kode të reja të cilët do t’i hapnin mendjet dhe ndjenjat e tyre, do ta ngritnin interesin e tyre për trashëgiminë e përbashkët kulturore dhe modernizimin i cili ndodhi në kohën e Jugosllavisë; do ta forconte aftësinë e tyre që të merren me sfida të tranzicionit drejt demokracisë dhe ekonomisë globale të tregut. Të rinjët dhe prindërit e tyre e kanë të drejtën të dinë në mënyrë që të jenë në gjendje të zgjedhin dhe të marrin përgjegjësi për jetën e tyre sot dhe në të ardhmen.

Njerëzit në Beograd dhe në Tuzla kanë shumë pak apo nuk kanë fare mundësi t’i dëgjojnë intelektualët apo artistët nga Prishtina duke folur dhe duke performuar mbi çështjet të cilat kanë të bëjnë me të kaluarën e përbashkët dhe jetën e përditshme. Të rinjët në Ballkan meritojnë të mësojnë më shumë rreth njëri tjetrit dhe të punojnë bashkë për të krijuar një hapësirë më të gjerë kulturore për librat e tyre, ekspozitat dhe shfaqjet e tyre. Artistët, punëtorët e kulturës, edukatorët dhe aktivistët janë peng i kodeve dhe informacionit nacionalist. Përpjekja është që të lindin idetë dhe institucionet të bazuara në solidaritet dhe dallime pa mohime.

Programi përfshin tri tema:

1. Afirmimi i përpjekjeve antifashiste dhe modernizmi nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri sot: drejt hapësirave të reja të barazisë dhe solidaritetit;

2. Kujtesa e vëllazërim bashkimit përmes historive gojore: drejt përfytyrimeve artistike të solidaritetit të ri;

3. Vazhdimësitë dhe jovazhdimësitë e solidaritetit të reflektuara nga ana e artistëve: format e solidaritetit të ngulitura në pronësi shoqërore, të asgjësuara nga ana e tranzicionit të dhunshëm dhe të ri-ekzaminuara sipas rregullave të përbashkëta..


Ky Program nxitë forma të reja të solidaritetit përmes rrjedhjes së dijes, shkëmbimit kulturor dhe produksionit artistik ndërmjet njerëzve nga Tuzla, Prishtina dhe Beogradi. Programi njeh dhe stimulon zona spontane, anarkike, fluide të eksperimentimit dhe të gëzimit, të invocaioneve ku shumë gjëra të reja do të krijohen përbrenda kornizës tematike të projektit. Agjentët udhëheqës të procesit do të jenë REP (research-education-production, hulumtim-edukim-produksion) ekipet, të krijuara nga secili partner i programit. REP-ët do t’i grumbullojnë dhe sistemojnë të dhënat dhe informacionet, do t’i arkivojnë materialet dhe do t’u komunikojnë rezultatet e tyre përfituesve të paraparë; qëllimi është që të mblidhen të rinjët për t’i shfrytëzuar kodet e reja kulturore dhe informacionet e riformësuara dhe që ata të fuqizohen për ta krijuar produksionin e tyre përmes një rrjeti vullnetarësh në rritje. Produkti i tyre final do të jenë shfaqje teatrale, performansa artistike, ekspozita dhe lexime duke i aktivizuar hapësirat publike për dije alternative dhe produksion artistik. Këto intervenime do të ndërtohen mbi trashëgimitë antifashiste dhe moderniste të shekullit XX, mbi politika të bashkësisë dhe materializimit të tyre në shekullin XXI.

Rezultatet e aktiviteteve të lartëpërmendura do të jenë tri evente publike të përbashkëta të produksionit të dijes, në Prishtinë (muaji 4), Tuzla (muaji 6) dhe Beograd (muaji 9) në Vitin e parë të programit; dhe produksionet e përbashkëta artistike nga REP ekipet, institucionet partnere dhe kooperativat, në vitin e dytë të programit, që do të shfaqen përmes një eventi kulturor triditësh “Solidariteti i Ri: Rikërkimi i Hapësirës Publike & E mira Përmes Artit”. Ky event do të zhvillohet në secilin nga tri lokacionet gjatë vitit të dytë: Tuzla (muaji 5), Prishtinë (muaji 6) dhe Beograd (muaji 9). Produksioni i përbashkët i prezantohet përfituesve dhe publikut. Në fund të procesit do të prodhohet dhe shpërndahet monografia e përbashkët e programit.

Secili partner i programit - Multimedia, CZKD dhe Tuzla “Grad” – do të jetë nikoqir dhe do t’i fasilitojë dy nga gjashtë eventet ku ekipet REP do t’i prezantojnë rezultatet e hulumtimeve të tyre dhe të produksionit artistik.

Ky program mbështetet nga Swiss Cultural Programme në Ballkanin Perëndimor 

Konkursi rajonal i dramës

Fondacioni i pavarur kulturor rajonal Heartefact, me seli në Beograd, dhe Qendra Multimedia nga Prishtina, shpallin
KONKURS


Për dramën më të mirë të angazhuar bashkëkohore në gjuhën serbe, kroate, boshnjake, malazeze apo shqipe. Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë autorët/et me qëndrim në territorin e Kroacisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë dhe Kosovës.

Juria që përbëhet nga: Biljana SrbljanoviÊ (dramaturge), Selma SpahiÊ (regjisore teatri) dhe Shkelzen Maliqi (filozof, publicist dhe botues), do të vendosë për fituesin/en e konkursit dhe do të bëjë përzgjedhjen e ngushtë e pesë dramave më të suksesshme. Çmimi i parë në konkurs nënkupton edhe ndarjen e shumës së të hollave në vlerë prej 6000 euro (neto). Ky çmim përfshin edhe blerjen e të drejtave autoriale për realizimin premierë të shfaqjes si bashkëprodhim i fondit Heartefact dhe Qendrës Multimedia në njërin nga teatrot rajonale. Fondi Heartefact dhe Qendra Multimedia marrin përsipër, po ashtu, që ta botojnë përmbledhjen me pesë drama ta cilat hyjnë në rrethin e ngushtë të konkursit në gjuhën serbe dhe shqipe. Përveç kësaj, fondi Heartefact dhe Qendra Multimedia janë të gatshëm ta mbështesin dhe ta nxisin afirmimin artistik dhe promovimin e dramave më të suksesshme nga konkursi. Konkursi është i hapur deri më 31 qershor 2011, derisa afati për marrjen e vendimit të jurisë është më 15 shtator 2011.

Rregullat e konkursit

Kriteret themelore me rastin e marrjes së vendimit të jurisë do të jenë vlera artistike dhe aktualiteti i temës. Dramat, të cilat me mesazhet e tyre nxisin dhunë, urrejtje fetare dhe nacionale, si dhe diskriminim të çfarëdo lloji, nuk do të merren parasysh si kandidatë potencialë për çmim. Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë vetëm veprat origjinale, të pabotuara dhe të pashfaqura.

Aplikimi Në një pliko/zarf duhet të vendosni:

a) Një kopje të dramës të shtypur, të nënshkruar vetëm me SHIF˙R;

b) Përbrenda plikos/zarfit ku është drama, vendosni edhe një mini zarf me të dhënat tuaja (emri dhe mbiemri, adresa, qyteti, shteti, telefon kontakti, e-mail adresa);

c) Një CD me kopje të panënshkruar të dramës në formatin pdf,

dhe pastaj plikon/zarfin dërgojeni përmes postës në adresën:

 

(për autorët/et nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, dhe Serbia)

HARTEFAKT FOND
(za konkurs)

p. fah 16 11111 Beograd, Srbija

 

(për autorët/et nga Kosova)
Qendra Multimedia

(për konkurs)

Rr. Xhavit Mitrovica p.n. Teatri Dodona 10000 Prishtina, Kosova

“Ata do të vijnë”

Shfaqja “Ata do të vijnë” është produksion i Qendrës Multimedia, e realizuar në kuadër të projektit “Play for All” që Qendra Multimedia e realizon tash e 4 vite në bashkëpunim me SOS Fshatin e Fëmijëve Kosovë.

“Ata do të vijnë” ka udhëtuar gjatë muajve: shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor 2012 në dhjetë lokacione të Kosovës, duke përzgjedhur shkollat si vend performimi.

Si shikues të kësaj shfaqje që si temë ka konfliktet në moshën e adoleshencës e që si rrjedhojë shënjestron të rinjtë e shkollave të mesme të Kosovës kanë qenë mbi 2 mijë nxënës. Shfaqja ka marrë kritika pozitive në përgjithësi nga drejtuesit e institucioneve arsimore por në vecanti nga vetë nxënësit të cilët e kishin ndjerë tek vetja e tyre mesazhin që përqonte shfaqja.

Zana, Sara dhe Era tre personazhet e kësaj shfaqje ishin ato që me padurim pritnin bashkëmoshatarët e tyre që t’iu bashkangjiteshin në festën e ditlindjes që po e përgatisnin… muzika, pijet, stolitë e shumë gjëra të tjera tashmë janë aty, por mysafirët nuk duken gjëkundi!

Vonesa e tyre dhe padurimi i tyre për t’ia filluar festës, nxjerrin në pah komplekset e vajzave e që lidhen me moshën dhe periudhën e adoleshencës që ato po kalojnë. Gëzimi bëhet frikë, durimi zbehet, tensioni theksohet, kështu vajzava i'u kujtohen çastet më të hidhura të jetëve të tyre.

 

Luajnë: Alketa Sylaj, Vjosë Tasholli, May-Linda Kosumoviç

 

Dramaturge: Vesa Qena, Norika Sefa

 

Kostumografe: Venera Mustafa

 

Regjisore: Hana Qena

 

Koordinatore e terrenit: Sunita Kurti

BERLinPRISHTINA/ PRISHTInëBERLIN

Një shkëmbim mes autorëve Ines Kappert dhe Ilir Gjocaj

 

Dy qytete – dy autorë – një tekst

 

14.-19.9.2010 në Prishtinë
21.-26.9.2010 në Berlin

 

Shkëmbimi i autorëve ndërmjet Berlinit dhe Prishtinës, i organizuar nga Qendra Multimedia (Prishtinë) në bashkëpunim me Zyrën për Çështje Kulturore (Berlin), sjell nga data 14 – 19 shtator në Prishtinë shkrimtaren dhe gazetaren berlinase Ines Kappert. ­Ajo do të takojë dramaturgun dhe regjisorin Ilir Gjocaj, që së bashku të hulumtojnë kryeqytetin e Kosovës. Ilir Gjocaj, si udhërrëfyes, do t’ia tregojë Ines Kappert-it Prishtinën „e tij“ dhe do ta përcjellë atë përgjatë kujtimeve personale apo kolektive në vendet që, sipas tij, e karakterizojnë kryeqytetin më të ri evropian. Pas një jave, Ilir Gjocaj gjithashtu do të udhëtojë për në Berlin, ku do të qëndrojë gjashtë ditë. Atje, atë, do ta shoqërojë Ines Kappert-i nëpër Berlinin ‘e saj’.

 

Nga vizitat e ndërsjellta, hulumtimet dhe përshtypjet e përbashkëta si dhe nga përzierja e vështrimit personal me atë të një të huaji mbi qytetin përkatës, krijohet një tekst, i cili do të deklamohet nga një aktor gjerman dhe një aktor kosovar gjatë një leximi skenik apo si shfaqje teatri, në kuadër të festivalit BERLinPRiSHTINA/PRISHTInëBERLIN.

 

Festivali BERLinPRiSHTINA/PRISHTInëBERLIN (i planifikuar të mbahet në fillim të vitit 2011 në Prishtinë) nuk ofron vetëm mundësinë për të përjetuar nga afër shumëllojshmërinë dhe kompleksitetin e ngjarjeve kulturore të Berlinit nga këndvështrime të ndryshme, por ofron edhe projekte të tjera, të cilat janë planifikuar të realizohen si shkëmbimeve të drejtëpërdrejta mes artistëve të ndryshëm nga Prishtina dhe Berlini, duke I sjellë këto dy qytete, më afër njëri-tjetrit.

 

Nëse dëshironi që ta intervistoni Ines Kappert apo Ilir Gjocaj, atëherë Ju lusim të kontaktoni:
Lucia Zimmermann (00386/49177258) apo Nita Hasani (00377/44345768)

 

Dr. Ines Kappert punon si redaktore në gazetën gjermane “Die Tageszeitung“. Më parë ajo ka vepruar në Fondacionin Federal të Kulturës në sektorin e shkëmbimit kulturor me Evropën Lindore. Në vitin 2006 ajo botoi librin me titull: "Sprung in die Stadt: Chisinau, Sofia, Pristina, Sarajeëo, Ëarschau, Zagreb, Ljubljana" (Kërcimi në qytet: Qisinau, Sofje, Prishtinë, Sarajevë, Varshavë, Zagreb, Ljubljanë). Në prill të vitit 2008 u botua libri i saj "Der Mann in der Krise. Eine konservative Kapitalismuskritik in der Mainstreamkultur" (Njeriu në krizë. Një kritikë konservative mbi kapitalizmin në mainstram-kulturë).

 

Ilir Gjocaj shkruan tregime, drama dhe skenare filmash. Vitin e kaluar, drama e tij „Bodrumi“ („Der Keller“) pati premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Veç kësaj, ai punon si regjisor i filmave, që janë shfaqur në Berlinale dhe në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

 

Projekti përkrahet nga Instituti Goethe dhe Fondacioni Robert Bosch.

Retrospektiva e filmave të Andres Veiel

Gjatë mbajtjes së 4-të të javës të filmave gjermane, Qendra Multimedia dhe Ambasada Gjermane në Prishtinë prezantuan filmat e regjisorit gjerman Andres Veiel. Andres Veiel erdhi në Prishtinë për prezentimin e filmave të tij dhe për një mbledhje diskutimi me regjisorë të rinj.

Andres Veiel ka fituar çmimin "European Film Price 2001" dhe është më i njohur për filmat e tij dokumentar në Gjermani. Në filmat e tij ai zgjedh perspektiva të reja dhe jokonvencionale mbi ngjarje dhe konflikte për të cilat deri tani kemi menduar që i kemi kuptuar.

 

Shfaqjet e filmave:

 

Addicted to Acting, të Enjten, 09 Tetor, 2008, 18:30h

Black Box Germany, të Premten, 10 Tetor, 2008, 20:30h

Balagan, të Shtunën, 11 Tetor 2008, 18:30h

The Kick, të Dielen, 12 Tetor 2008, 20:30h

 

Të gjitha filmat do shqafen me titra shqipe dhe angleze.

 

Vendi: Kinostudio (aftër Sheshit 21)

Një javë me filmat e regjisorit Rainer Werner Fassbinder

Qendra Multimedia në bashkëpunim me Institutin Goethe prezentoi:

Një javë me filmat më të mirë të regjisorit Rainer Werner Fassbinder

20.10.2008 - 24.10.2008
Teatri Dodona
"Regjisori më fascinues, më i talentuar, më produktiv dhe më origjinal në Evropën Perëndimore"
New York Times, 1977
Rainer Werner Fassbinder: Regjisor, Autor, Aktor, Producent dhe Provokator.
Me më se 40 filma kinematografikë e televizivë, të realizuar ndërmjet viteve 1969 e 1982, Fassbinder konsiderohet si regjisori më i rëndësishëm i "filmit të ri gjerman" (stil ky i filmit gjerman të viteve 60-ta dhe 70-ta), i cili me ndihmën e Fassbinder-it arriti suksese ndërkombëtare.
Ai e karakterizonte kinematografinë gjermane të viteve 70-ta si pothuajse asnjë tjetër. Historia e filmit gjerman nuk mund të paramendohet pa "Lili Marleen", "Angst essen Seelen auf", "Fontane Effi Briest" dhe "Die Ehe der Maria Braun". Me gjithë vdekjen e hershme, Fassbinder konsiderohet si regjisori më produktiv gjerman. "Mund të fle kur të vdes", thoshte ai për vete.

E hënë, 20.10.2008
Ora 19:30, Teatri Dodona
Hapja dhe ekspozita me pllakata të filmave të Rainer Werner Fassbinder

E hënë, 20.10.2008
Ora 20:00, Teatri Dodona
Angst essen Seelen auf (Frika e gllabëron shpirtin)
„Lumturia nuk është përherë kënaqësi" – Kjo është fjalia me të cilën Fassbinder i përgatit shikuesit për këtë film.
Emmi, një pastruese e moshuar, dashurohet dhe martohet me Aliun, një punëtor të huaj shumë më të ri, nga Marokoja. Të afërmit dhe fqinjët e Emmi-t reagojnë pa mirëkuptim për këtë çift. Një "film për dashurinë, e cila është e pamundshme, po megjithatë një mundësi". (Rainer Wernder Fassbinder)

E martë, 21.10.2008
Ora 20:00, Teatri Dodona
Martha
"Shumica e meshkujve thjesht nuk dinë të shtypin aq perfekt sa do të dëshironin femrat." (Rainer Werner Fassbinder)
Tregim për një martesë të çuditshme: pas vdekjes së babait, Martha largohet nga gjiri familjar. Ajo martohet me Salomonin, një njeri karizmatik, i cili gjithnjë më shumë e kontrollon dhe e izolon nga jeta e saj. Pas një aksidenti, Martha mbetet e ngjeshur për karrocë. Tanimë ajo është krejtësisht e varur nga bashkëshorti – por në një mënyrë irrituese, duket se ajo kënaqet më këtë varësi.

E mërkurë, 22.10.2008
Ora 20:00, Teatri Dodona
Fontane – Effi Briest
Effi Briest është tepër e re kur martohet me Baronin ambicioz nga Instetten. Takimi me Majorin Crampas sjell për një kohë të shkurtër një ndryshim në jetën e saj. Vite më vonë Baroni dëgjon për lidhjen jashtëmartesore, tashmë të përfunduar, të gruas së vet – vjen deri te katastrofa. Fassbinder i qëndron besnik librit të Fontanes, por megjithatë e krijon një gjuhë vizuele të veçantë.

E enjte, 23.10.2008
Ora 20:00, Teatri Dodona
Lili Marleen
Këngëtarja e kabaresë, Wilkie Bunterberg, e dashuron hebreun e pasur Robert Mendelsson, i cili gjatë Reichut të Tretë lufton në ilegalen kundër Hitlerit. Gjatë natës ajo arrin famë me këngën e saj "Lili Marleen" tek nacional-socialistet dhe papritur e gjen veten në mes të dy fronteve. Asaj i duhet të zgjedhë mes regjimit të nazistëve dhe rezistencës. A do ta zgjedhë famën apo dashurinë?

E premte, 24.10.2008
Ora 20:00, Teatri Dodona
Katzelmacher
Katër çifte në një qytezë të Minhenit jetojnë një jetë pa ndryshime. Marie është e fejuar me Erichun, Paul flen me Helgen, Peter mbahet nga Elizabeta, Rosi flen me Francin për pare. Në këtë rreth gjithnjë të njejtë takohen në 'Wirtshaus' (lokal). Lidhjet nisin të luhaten kur një ditë vjen punëtori i huaj 'greku' nga Greqia. 

Rap-Poezi me Bas Böttcher

Bas Böttcher, i lindur në vitin 1974, jeton në Berlin dhe është njëri nga slam dhe rap poetët më të famshëm në vendet gjermanofolëse. Poezitë e tij ai i shkruan për skenë dhe i reciton në mënyrë të lirë. Ritmika dhe atmosfera në poezinë e tij, janë për të po aq të rëndësishme sa përmbajtja. Më këtë ai i bashkangjitet artit afroamerikan të fjalës si dhe kuptimit fillestar të lirikës, kuptim ky që nënkupton se lirika mund të dëgjohet dhe ndahet me bashkësinë.Ashtu siç largohet repi nga muzika komerciale, Böttcher e ka krijuar një formë të artit larg literaturës komerciale. Mënyra e të shkruarit si dhe recitimi i tij, ia mundësojnë që t'i shmanget strukturave të pushtetit të biznesit të literaturës me imperativat e tyre komerciale, ligjërimeve dhe kritikëve. Si një poet që është gjithnjë në lëvizje, Bas Böttcher paraqitet në tërë botën, nga Pekini deri në New York, nga Moska e në Paris. Pasiqë është ftuar nga Multimedia Center, ai ishte edhe në Prishtinë.

Ai u paraqit të mërkurën më 7 maj, 2008 dhe realizoi një punëtori për studentët që kanë njohuri të mirë të gjuhës gjermane të enjten, më 8 maj, si dhe të premten më 9 maj. Punëtoritë u mbajtën në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Në këto punëtori Böttcher i udhëzoi studentët se si të shkruajnë poezi në stilin poetry-slam, dhe si t'i paraqesin ato në skenë.

PAMJE NGA DRITARJA IME

Qendra Multimedia dhe organizata partnere AAC Kulturanova nga Serbia janë duke punuar bashkarisht në një program të titulluar “Pamje nga Dritarja Ime”, i cili merret me historinë e Serbisë dhe të Kosovës. Pjesë e programit do të jetë një shfaqje teatrale me qëllim të prezantimit të metodave të reja të historive gojore në një mënyrë ku të rinjët nga Kosova dhe Serbia i tregojnë rrëfimet jetësore njëri tjetrit: rrëfimet nga e kaluara dhe nga e tashmja, të treguara nga perspektiva subjektive. Në këtë mënyrë, shfaqja teatrore do t’i reflektojë marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, dallimet dhe ngjashmëritë e tyre. Jeton Neziraj dhe Minja Bogavac do ta shkruajnë shfaqjen dhe ajo do të botohet në shqip, serbisht dhe anglisht. Shfaqja do të luhet në Kosovë, Serbi, Maqedoni, Shqipëri dhe në vendet e BE-së.

Përveç shfaqjes teatrale, rezultati i programit do të jetë gjithashtu një platformë e uebfaqes historike, duke mbuluar periudhën e viteve 1960-2009, me dëshmitë/intervistat dhe dy ekspozita, njëra në Prishtinë, Kosovë dhe tjetra në Novi Sad, Serbi.

Programi po implementohet në një kohë kur Kosova dhe Serbia pritet të bëhen vendet kandidate në BE. Implementimi i këtij projekt nën këto kushte specifike do të mund ta lehtësonte relaksimin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe të krijojë një platformë debati rreth këtyre marrëdhënieve. Nëse ky supozim del i vërtetë, efekti i përhapjes mund të jetë komunikimi më intenziv dhe bashkëpunimi në të dy anët e kufirit.

Ky program financohet nga:
European Cultural Foundation
Kosovo Foundation for Open Society 
Heinrich Böll Stiftung
Foundation for Open Society Serbia
Erste Stiftung

Zgjedhjet e lira dhe skena: Pse duhet të votohet?

Përderisa Kosova po hynte në fazën kulmore të fushatës parazgjedhore, për zgjedhjet vendore të 15 nëntorit, Forum-Teatri si projekt i Qendrës Multimediale në Prishtinë nisi projektin e sensibilizimit të moshave të reja për rëndësinë e daljes në zgjedhje, pra kryesisht me 18-vjeçarët në disa shkolla të mesme kosovare; si në Kaçanik e Han të Elezit, Ferizaj e Shtimje, Gjilan e Viti, Lipjan, Fushë Kosovë, Kastriot, Prishtinë dhe Vushtrri.... Forum-Teatri ishte i ndërthurur me debatin përmes tre shfaqjeve/komedive, “Komuna”; “Vëllëzërit Shishmaku” dhe “Vota për dajën Shaban” me aktorët Fatmir Spahiu, Arben Zharku dhe Herodita Ramshaj

 

Derisa gjatë fushatës binin në sy dy momente që nuk ishin karakteristike për fushatën e vitit 2007. E para është rritja e cilësisë së performimit të kandidatëve për kryetar komunash, sidomos atyre për Prishtinën e cila tërheq prapa vetes edhe kosto shumëfish më të lartë se më 2007. Pra së pari herë bartet edhe në Kosovë modeli i antifushatës, kur një kandidat ngritjen e vet e modelon pikërisht në rënien e popullaritetit të rivalit pararendës. Por, kjo, duke qenë se Kosova nuk ka elektorat por ka anëtarësi (militantët partiakë) vetëm këta të fundit janë të interesuar për zgjedhjet vendore të nëntorit e gjithqysh pushteti do të vendoset!? Prandaj antifushata duket se nuk “dhezë” në Kosovë pikërisht nga ky fakt. Instituti Kosovar për Media dhe Politika në Prishtinë ka synuar të kuptojë vullnetin e qytetarëve prishtinas nëse do të dalin ose jo në zgjedhje. Në hulumtimin e ndarë nga i mësipërmi, i realizuar midis 22 e 25 tetorit, 57.6 për qind e respodentëve janë deklaruar se nuk do të dalin në zgjedhje, ndërsa vetëm 32.7 për qind e tyre kanë konfirmuar se do të votojnë. Këmbënguljen për të mos marrë pjesë në ditën e votimit të anketuarit e kanë arsyetuar me zhgënjimin me politikanët, gjuhën e ashpër politike në fushatë dhe premtimet joreale që japin kandidatët.

Kurse momenti i dytë është abuzimi me qytetarët përmes premtimeve “në hava” për nevoja të propagandës partiake.

Sëkëndejmi vërehet se interesimi për politikën përgjithësisht dhe për zgjedhjet vendore nder qytetarët e Kosovës (edhe tek të rinjtë që votojnë për herë të parë) derisa më 2007 ishte rreth 40%, më 2009, së paku atje ku Forum-Teatri debatoi me nxënësit del se sivjet mund të shënojë një rritje.

Duke qenë se qytetarët e kanë humbur besimin se me votën e tyre mund të ndërrohet diçka, vota e lirë pothuajse e ka humbur kuptimin në Kosovë, ende pa u etabluar, të rinjve që votojnë për herë të parë megjithatë shprehin një interesim që të votojnë, sepse kjo u duket fillimisht festë e moshës dhe duan që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Vota në demokracitë liberale është një e drejtë dhe jepet me koncesion, duke përfituar nga programet reformatore, në taksa, shërbime më cilësore, punësim dhe siguri. Fundja, sipas sistemit zgjedhor kosovar, legjitimiteti i zgjedhjeve është i diskutueshëm ngase nuk kërkohet vota e 51 përqindëshit, pra mjafton të dalin në zgjedhje madje edhe 20 % e trupit elektoral, sa për ta siguruar njëfarë legaliteti, ndërsa dalja e 30 apo 40 % e elektoratit natyrisht se i përafrohet një standardi europian. Nga një studim i Leon Malazogut, del se ideja e shtet-ndërtimit i ka bërë njerëzit të dalin masovikisht në zgjedhje p.sh. në vitin 2000 nga trupi votues prej 913. 179 kanë dalë në zgjedhje 721. 260 kurse nuk kanë dalë vetëm 191.919, kurse në prag të pavarësisë më 2007 nga trupi votues prej 1.567.690 kanë dalë në zgjedhje vetëm 628.630, kurse nuk kanë dalë 282. 060. Nëse ky trend i mosdaljes ka shënuar rritje, tashti kur Kosova është e pavarur, kjo d.m.th. se qytetarët nuk e perceptojnë tutje pushtetin si “të tyrin” dhe nuk duan të marrin pjesë në sigurimin e një pushtet me legjitimitet horizontal dhe vertikal. Është interesant fakti se, iniciativa e një OJQ-je kosovare për ta caktuar pragun e fundëm të daljes në zgjedhje, nën të cilin zgjedhjet do të shpalleshin jolegjitime, është pranuar vetëm nga një parti jashtë parlamentare dhe ky fakt dëshmon se partitë e mëdha janë në paranojë se po e humbin votuesin e tyre. Epoka e pasluftës së ftohtë e ka gjetur Evropën Juglindore të papërgatitur për të bërë politika globale, prandaj shumë nga këto vende ende e ushqejnë kulturën e sekretit (jotransparencën) dhe autoritarizmin (jollogaridhënien) për politika nacionale, në kohën kur nuk ka më të tilla, sepse që nga ngrohja globale (emetimi i gazrave) e deri të kriza financiare globale janë politika ndërkombëtare, që thyhen edhe për shpinën e qytetarit kosovar, pra qe kanë të bëjnë edhe me zgjedhjet lokale. Së këndejmi ka ekspertë që mendojnë se nuk ka më politikë nacionale, sepse ajo po bëhet ndërkombëtare, ajo ndikon në votat, festat dhe pushimet tona... Por tashmë druaj se kjo klasë politike mund të edukohet (emancipohet) përmes zërit kritik të shoqërisë, intelektualëve dhe mediave, porse shoqëria civile (nëse ka mbet diç nga ajo) dhe mediat (e kanë mbet pak media të lira) duhet ta zhvendosin luftën ne edukimin (emancipimin) e publikut, (gjë që mëtoi ta bënte edhe Qendra Multimedia përmes Forum-Teatrit) përkatësisht elektoratit. Ky mentalitet nuk ndërron përderisa ajo që ne e cilësojmë si bashkësi ndërkombëtare në Kosovë ka nevojë për vasalitetin e klasës politike për ta kamufluar më mirë sundimin e vet të përmasave hegjemone, pa telashe dhe duke përdorë dy standarde për sa i përket të drejtave civile, demokracisë dhe vetë sistemit politik. Ndërkombëtarët e kanë një marrëveshje të heshtur me klasën politike aktuale në Kosovë “ju neve stabilitet dhe mbrojtje për serbët kosovarë – ne ju pushtet të pakufishëm”. Në anën tjetër, nëse kandidatët për kryetar komunash mbahen pengje të ideologjive partiake dhe provincializmit, kjo ngjall mosbesimin e qytetarëve dhe pikërisht ideologjitë e forta e punët e flashkëta e kanë bërë qytetarin që “ta harrojë” me qëllim ditën e zgjedhjeve, duke mëtuar që t’i ndëshkojë. Dihet se sipas ligjit mbi zgjedhjen e Kryetarit të Komunës, ai do të jetë jo vetëm kryetar asambleje por “sherif” i shehrit, pasi që edhe komandantin e policisë e propozon vet, kjo shpie në logjikën se atyre do t’u imponohet një polic nga kampi i të fuqishmëve të Kosovës, që janë dëshmuar se janë nga ajo anë e ligjit, atëherë cila mund të jetë shkalla e sigurisë së qytetarëve të Kosovës, pra kujt po ia besojnë lirinë ata?

Mosdalja masive në zgjedhje nuk është “fatkeqësi” vetëm për Kosovën, ajo po ndodh në kohën e internetin dhe spektaklit televiziv në tërë Europën. Por dalja e vetëm një 20-30 përqindëshi në votime e derivon një pushtet me legjitimitet të brishtë, madje të kontestueshëm lehtë, i cili krijon imunitet nga kritikat e 60% që nuk voton, sepse në një farë dore abstenuesit nuk kanë të drejtë morale ta kritikojnë qeverisjen, derisa mosdalja në zgjedhje është pjesëmarrje në to, sepse pakicën e shndërron në shumicë.

 

Me këtë grup-moshë u debatua edhe për thirrjet e disa grupeve politike për bojkot (sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje, por veçanërisht jashtë Prishtinës, pos deri në një masë në Kaçanik) dukej se këto thirrje nuk kishin jehonë të madhe. U debatua pra, edhe për atë se a cenon mosdalja në votime kohezionin kombëtar, nëse votimi nuk është obligim ligjor por qytetar, atëherë cila është e drejta e lëvizjeve anti-votim, dhe cilët janë kufijtë e padëgjueshmërisë qytetare?

Shumica e të rinjve të kësaj moshe thonë se do të votojnë pa u ndikuar nga familja, babai apo farefisi, por me vullnetin dhe bindjen e tyre politike (pos disa të rinj në Han të Elezit), kurse vlen të theksohet se këta të rinj mendojnë se fushata parazgjedhore prej një muaji është tepër e gjatë, shkakton humbje energjie dhe kohe dhe bëhet e mërzitshme. Në Prishtinë dhe Kastriot ta zëmë, disa nga të rinjtë mendojnë se fushata parazgjedhore duhet të zgjasë dy javë, ndërkaq që, shumica e debatuesve të kësaj moshe e shohin të paarsyeshme koston kaq të lartë të kësaj fushate dhe, sipas tyre do të ishte më me vend sikur ato para të investoheshin në ndonjë projekt kulturor ose sportiv për rininë. Përndryshe, në Shtimje ankohen se komuna dhe kandidatët aktualë për Kryetar të kësaj Komune nuk kanë ofruar asgjë joshëse për rininë. Derisa të rinjtë e Prishtinës kërkojnë më shumë hapësira të gjelbra si dhe rrënimin e mbindërtimeve ilegale.

 

Halil Matoshi, analist i pavarur i zgjedhjeve, moderator në Forum-Teatër

PROJEKTI MARIMANGA

“Projekti Marimanga” do t`u jap mundësi 6 shkrimtarëve nga Kosova të qëndrojnë një javë në ndonjërin nga këto kryeqytetet e regjionit: Beograd, Shkup, Sarajevë, Zagreb, Podgoricë dhe Tiranë e poashtu 6 shkrimtarëve nga qytetet: Sarajeva, Beogradi, Shkupi, Zagrebi, Podgorica e Tirana të qëndrojnë nga një javë në Prishtinë.

“Këta 5 shkrimtarë kosovar që do të vizitojnë këto 5 kryeqytete të shteteve të regjionit dhe këta 5 shkrimtar nga shtetet e regjionit që do të vizitojnë Prishtinën, do të obligohen të shkruajn nga një tekst deri në 10 faqe mbi përvojën dhe përshtypjet e tyre në qytetin nikoqir. “

“Fokusi kryesor i shkrimtarëve kosovar do të ishte të shkruanin mbi jetetën në qytetin që ata vizitojnë, mbi përshtypjet e njerëzve që tanimë mund të lëvizin të lirë në Evropë, të shkruajn për përparësitë dhe mundësitë që ka krijuar procesi i liberalizimit të vizave dhe poashtu, të përshkruajn jetën e qytetit, mbi përshtypjet dhe vizionin që kan pasur për qytetin që kan vizituar paraprakisht etj.. Për një shkrimtar nga Kosova do të ishte mundësi e rrallë të vizitonte Beogradin, Sarajevën apo Zagrebin (ku mbase ka kryer studimet), mbas thuaja 20 apo më tepër vitesh dhe të observoj dallimet, ngjajshmëritë dhe përshtypjet… “

“Dhe poashtu, 5 shkrimtarët nga regjioni që do të vizitonin Prishtinën, secili nga një javë, do të mund të shkruanin për jetën e kosovarëve, do të mund të gjenin ngjashmëritë e mundshme me vendet e tyre dikurë, do të përshkruanin jetën në qytet, përshtypjet e njerëzve të zakonshëm mbi pamundësinë e lëvizjes slirshëm në Evropë, jetën kulturore, të ardhmen dhe shumë cështje të tjera. “

“Shkrimet e këtyre 10 shkrimtarëve pastaj do të botohen në një libër dygjuhësh; shqip e anglisht… Këto 10 shkrime, poashtu në original, do të botohen në revista e magazine letrate prej nga vijnë shkrimtarët. Në Kosovë, të gjitha shkrimet, do të botohen gjithashtu edhe në ndonjërën nga revistat e pakta letrare ose si supliment i ndonjërës prej gazetave ditore.“

“Duke u ofruar këtë mundësi këtyre 10 shkrimtarëve, ne dëshirojmë të hapim një debat, në radhë të parë brenda shoqërisë Kosovare, për sfidat nëpër të cilat kan kaluar vendet fqinje para se të vinin tek ky proces që u ka mundësuar atyre lëvizjen e lirë në Evropë. “

“Dhe poashtu, të hapim një shteg të ri komunikimi mes shkrimtarëve dhe artistëve në regjion, në mënyrë që ngadal, të rikthejmë lidhjet kulturore që kan egzistuar dikurë, e që simbas neshë, janë shumë të rëndësishme për stabilitetin dhe për relaksimin e mardhënjeve mbas konflikteve, luftrave e tensioneve në ish Jugosllavi. “

“Muri është ekran“ – Një shetitje me filma të shkurtë

Aktivistët e rinjë të filmit dhe kinemasë "Muri është ekran“ nga Hamburgu, gjatë Dokufestit 2008 i shndërruan për dy ditë muret e shtëpive dhe rrugëve të Prizrenit në ekrane të Kinemasë. Duke filluar nga sheshi i Shadërvanit, ata e morën publikun në një turne nëpër Prizren. Performuesit projektuan filma në vende të veçanta apo në vendet të cilat u bënë të veçanta përmes projektimit të filmave. Kur një film mbaronte, artistët dhe publiku lëviznin në vendin tjetër. Ky turne i veçant nëpër qytet ishte gratis.

Qendra Multimedia dhe Dokufest

Festivali për fëmijë (Play for All)

Festivali për Fëmijë "Play for All" është një projekt i financuar nga BE-ja përmes Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë dhe i realizuar nga SOS Children's Villages Kosova dhe Qendra Multimedia. Projekti u fillua si pjesë e Programit mbështetës për shoqërinë civile e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë pas suksesit të Festivalit për Fëmijë në Sarajevë po ashtu i përkrahur nga Komisioni Evropian.
Projekti synon që t'u ofrojë fëmijëve kosovarë një mundësi për të mësuar përmes aktiviteteve edukative dhe rekreative dhe një mundësi për të shprehur talentet e tyre artistike. Është një iniciativë unike e llojit të vetë pasi që përfshin një varg të gjerë të aktiviteteve ku fëmijët janë të angazhuar drejtpërdrejt dhe komunikojnë drejtpërdrejt. Projekti po ashtu synon të përfshijë fëmijët nga grupet shoqërore të margjinalizuara sikurse që janë fëmijët me të meta dhe fëmijët nga komunitetet pakicë. Aktivitetet e festivalit mund të grumbullohen në pesë fusha kryesore: Punëtori, Shfaqje, Film dhe Teatër, Paradë, dhe Konkurset për Ese dhe Projekt Ambientalist.

Tregimet e emigrantëve kosovar

Pergjatë dekadave të fundit, një numër i madh I Kosovarëve kanë migruar në Gjermani si punëtorë krahu dhe refugjatë. Perafërsisht ky numër I njerëzve ngritet në mbi 300000 mijë sosh apo më mirë të themi 15% e popullatës së Kosovës. Ky numër përfshinë ata të cilët shkuan në Gjermani për qëndrim afatgjatë ose kthim pas ca muajve apo viteve.

Tranzicioni nga një shtet në një tjetër, në një kulturë tjetër, në një klimë tjetër dhe gjuhë tjetër nuk mund të ndodhë pa i prekur thellë jetërat e këtyre njerëzve të cilët kalojnë nëpër këtë ndryshim. Ne kemi një njohje autentike mbi efektet e përjetimit të këtij lloji të ndryshimit të jetës dhe indentitetit të njerëzve nga Kosova të cilat migruan në Gjermani. Në të njejtën kohë këto migrime na bëjnë ta pyesim vehten se si ka qenë e përjetuar nga Kosova ky numër i madh njerëzish të cilët kanë lënë territorin e saj, gjegjësisht kanë migruar ne një shtet tjetër.

PROJEKTI MBI LIBRIN

Deri më tani këto cështje nuk janë analizuar. Shkrimtari Beqë Cufaj, I lindur në Kosovë me qëndrim të përkohshëm në Gjermani, shkrimtari Jeton Neziraj nga Prishtina, i cili jetoi dhe punoi në Gjermani si refugjat në mesin e viteve të nëntëdhjeta gjatë 15 muajve dhe Gjermani Timon Perabo, i cili punon në Prishtinë si menaxher kulturor i Robert Bosch Foundation, do të n’a japin disa përgjigje nga perspektivat e tyre të ndryshme në këto pyetje në librin që ata po planifikojnë ta shkruajn. Këta, do të shtjellojnë cështjen duke shkruar për 15 portrete njerëzish, të gjitha këto duke përshkruar veqmas apo në familje që kanë migruar nga Kosova për në Gjermani, të cilët jetojnë ende atje apo janë kthyer në Kosovë.

Këto portrete të kosovarëve duhet të ngërthejnë në vehte eksperiencat në adaptim me rrethanat e përditshmërisë, duke zgjidhur problemet e panjohura deri më tani; do të pasqyrojnë mundësitë që njerëzit gjetën në Gjermani e poashtu edhe kufizimet.

Përmbajtja kryesore e librit janë portretet individuale të emigrantëve. Në këtë mëyrë ekperiencat subjektive të emigrantëve japin mundësinë e kuptimit të fenomenit të migrimit të kosovarëve në Gjermani. Duke zgjedhur këtë metodë të punës, autorët e librit mundohen në mënyrë narrative të shfaqin kompleksitetin e kushteve të jetesës të migrantëve. Max Frisch ka argumentuar këtë me një frazë të tijën të njohur: “Ne kemi dashur forcën puntore, mirëpo njerëzit ishin ata që erdhën”. Kjo na jep të kuptojmë se perceptimi i publikut mbi fuqinë puntore që vie nga një shtet tjetër nuk është veqse puna e tyre por është edhe jeta e tyre dhe mënyra e koekzistencës me njerëzit e tjerë që jetonin në Gjermani. Të bazuar në këto supozime libri ka për qëllim të kuptojë jetën e Kosovarëve migrantë në Gjermani. Jonjohja mbi të huajt dhe klishetë që sjellin frikë do duhej të tejkaloheshin me narratimin e esksperiencave të migrimit.

Porteretet janë të bazuara në intervista, të cilat do të jenë të drejtuara me fuqinë puntore dhe refugjatë të cilët janë Shqiptarë dhe Romë nga Kosova, të cilët jetojnë apo janë kthyer në Kosovë. Intervistat do të sillen rreth pytjeve jeësore dhe situatave në punë para migrimit dhe arsyeve të shkuarjes nga Kosova. Pyetjet kanë për qëllim shtjellimin e asaj se si njerëzit shkuan në Gjermani (transporti dhe orientimi), si ia dolën të jetonin apo jetojnë ende në Gjermani, si ishte apo është ende situata e tyre në punë, në shtëpi, lidhjet me të tjerë Kosovarë apo të afërm në Gjermani, kontaktet e tyre me Gjermane, si duket përditshmëria e tyre, ëndërrat, zhgënjimet, dashuria…
Migrantët do të rrëfejnë për ndjenjën në shtëpi ose të qenurit nostalgjik, ndjenjën e shkuarjes, fillimit të ri, arrdhjes dhe hulumtimit të vazhdueshëm.
Ata të cilët qëndruan në Gjermani do të pyeten sa i përket ndjenjës që kanë me jetën e tanishme dhe lidhjen me Kosovë. Nga të “kthyerit” është qëllimi të kuptojmë se a u kthyen ata vullnetarisht apo i kthyen, a kishte ndryshu Kosova gjatë mungesës së tyre, si e shohin Kosovën dhe mënyrën e të jetuarit pas kthimit, nëse kanë mundur t’i ndajnë eksperiencat e tyre me ata që nuk e kanë lëshuar fare Kosoven dhe si ndihen tash në raport me Gjermaninë.
Libri duhet të përmbyllet me kreun e një historie më të re të Kosovës, mbi fuqine puntore të ftuar nga Gjermanët, politikat për refugjatët dhe informata të gjeneralizuara sa i përket migrimit të Kosovarëve në Gjermani.


QËLLIMET DHE SYNIMET E KËTIJ BOTIMI

Deri më sot nuk ka pasur asnjë publikim i cili përfshin eksperienca të ndryshme dhe tregime të migrantëve Kosovarë. Libri do duhej të përmbyll këtë pushim në dy mënyra: duke u publikuar në Gjermani në gjuhën Gjermane dhe Shqip në Kosovë.
Në Gjermani, sipas raportimeve të mediave, Kosova është kryesisht e përceptuar si një vend i luftës dhe i dhunës. Gjermanët i shohin njerëzit e Kosovës, të cilët jetojnë në Gjermani, shumë shpesh si azilkërkues ose kriminelë. Me portretet individuale të fateve ndryshme ky perceptim do duhej të rishqyrtohej. Kjo mbart në vehte shansin të krijojë një imazh të ndryshëm dhe një kuptim të asaj se cka do të thotë migrimi i tanishëm dhe si është që të hyjë dikush si migrant në Gjermani.
Në Kosovë botimi i këtij libri do të jetë i përcjellur nga një seri e ndodhive, që të stimulojë në mënyra të ndryshmë debatin mbi eksperiencën e migrimit, migrantëve. Libri do duhej të prezentohej nga një lexim në publik, disa nga portretet do të mund të lexohen edhe në radio. Për vititn 2009 – 2010 planifikohet të bëhet edhe një shfaqje teatrale, në teatrin Dodona, i bazuar në librin Kosovaro – Gjerman, në Prishtinë.

Në Kosovë cdo Kosovar në mënyrë direkte apo indirekte ka përjetuar migrimin. Pra edhe pse publiku ka një lidhje të ngushtë me këtë teme, debati nuk është zhvilluar asnjëherë më parë. Dhe për këtë arsye, Gjermania shihet ende si një parajsë për refugjatë. Sidomos për të rinjtë Kosovarë të cilët e nënvlersojnë apo edhe nuk e kuptojnë domethënien e asaj se si të tjerët të cilët kanë shkuar në Gjërmani, u është dashur të ballafaqohen me punë të vështira pa pasur krah familjen dhe rrethin.
Lufta dhe miti i të kaluarës, të cilat janë rithirrur shumë herë të justifikojnë formimin e komunitetit kulturor dhe kombit- shtetit -kufijve, vazhdojnë ende të dominojnë diskursin për identitet. Zakonet dhe vlerat të cilat Kosovarët i kanë zhvilluar përgjatë qëndrimit të tyre në shtetet e Evropës Perëndimore janë shumë pak prezente në këto diskurse deri më tani.

ANKOHU / Teatri i Forumit në Kosovë

Seri e debateve me qytearë rreth shëndetësisë, administratës komunale, ndotjes së ambientit, dhunës në familje dhe edukatës seksuale, duke përdorur Teatrin e Forumit

Një project i financuar nga The Olof Palme International Center - Suedi

Implementuar nga MULTIMEDIA / Qendra për Zhvillimin e Teatrit për Fëmijë – CCTD

©CCTD 2008

Pregaditi: Imer Mushkolaj

Skenat i shkroi: Jeton Neziraj

Ekipa: Arta Selimi, Adrian Morina, Fisnik Ademi, Arben Zharku, Blerta Rrustemi, Faik Gashi, Bernard Berisha

Xhoker / Moderator: Imer Mushkolaj


PËRMBLEDHJE E SHKURTËR

Gjendja në shëndetësi, funksionimi i administratës komunale, ndotja e ambientit, dhuna në familje dhe edukata seksuale kanë qenë temat të cilat kanë zgjuar interesim të madh te qytetarët, në serinë e debateve të organizuara nëpër vende të ndryshme të Kosovës. Qytetarë moshash, gjinish dhe profesionesh të ndryshme janë treguar mjaft kritikë në të gjitha rastet dhe kanë kërkuar nga institucionet përmirësimin e kushteve për një jetë më të mirë.
Të gjithë qytetarët që i kanë parë pjesët e shkurtra teatrore të përmbledhura në “Ankohu”, e të cilat kanë pasur të bëjnë me këto pesë tema dhe më pas kanë diskutuar për to, janë ankuar për mungesën e debateve të tilla, në të cilat ata do të kishin mundësinë të shprehnin mendimet dhe kritikat për çështjet esenciale dhe problemet me të cilat ballafaqohen.
Varësisht se cilat pjesë teatrore në cilin vend janë shfaqur, edhe mendimet dhe kritikat kanë qenë të ndryshme. Qytetarët më së shumti janë ankuar në shërbimet, sipas tyre, katastrofale mjekësore, ndërkohë që kritikat e nxënësve të shkollave të mesme kanë qenë më të ashpra për mungesën e lëndës së edukatës seksuale nëpër shkolla. Nga ana tjetër, femrat kanë qenë më të zëshme në debatet rreth dhunës në familje.
Tema e ndotjes së ambientit, ashtu siç pritej, ka zgjuar debat në mjediset që vuajnë nga kjo dukuri, siç janë Mitrovica dhe Obiliqi, si dhe vendet rreth Obiliqit.
Papërgjegjësia dhe inferioriteti i institucioneve përgjegjëse janë përmendur nga qytetarët si shkaqet kryesore të mosofrimit të shërbimeve të duhura në administratën komunale. Por, problematike është konsideruar edhe neglizhenca e vetë qytetarëve për të kërkuar atë që iu takon. Kanë qenë të rralla rastet kur qytetarët e kanë shfrytëzuar të drejtën e ankesës, në rastet kur nuk iu është ofruar shërbimi që iu takon. Ata më tepër kanë qenë të prirur (por edhe të shtrënguar) që punët t’i kryejnë nëpërmjet ndonjë të njohuri që ka punuar në komunë ose në qendrat shëndetësore, apo duke paguar para “nën dorë”. Ndërkaq në rastin e ndotjes së ambientit, përveç që janë fajësuar institucionet që nuk ndërmarrin masa, një pjesë e fajit iu është hedhur edhe qytetarëve, respektivisht vetëdijes së ulët të tyre për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit ku jetojnë.
Për dhunë në familje është thënë se shkaktarët kryesorë pse ajo ndodh janë mentaliteti konservativ dhe gjendja e vështirë ekonomike, ndërkaq për edukatën seksuale gjithçka është “arsyetuar” me njëfarëlloj turpi që ekziston si në mesin e mësimdhënësve që do të duhet të flisnin hapur për të në shkolla, ashtu edhe në raportet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, respektivisht diskutimit lirshëm në familje për çështje të tilla.