Qendra Multimedia
Rr. Xhelal Mitrovica p.n.
Teatri Dodona
10000 Prishtina, Kosovo
Tel: +381 (0) 38 722 464
Fax: +381 38 222 793
info@qendra.org | www.qendra.org

Të reja

24.06.2010

Konferenca: In Place of war (IPOW)

25 – 27 qershor, 2010, Teatri Kombëtar i Kosovës
 
Rrjeti In Place of war (Në Vend Të Luftës) me anëtarë nga Shri Lanka, Sudani, Serbia, RD e Kongos, Palestina, Belfasti, Kosova, Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Gjermania vijnë në Prishtinë për t’i diskutuar idetë për teatrot në zona të luftës dhe marrëdhënien në mes të teatrit, kombit dhe nacionalizmit në situatën e konfliktit/pas konfliktit.
 
Shumë vende ballafaqohen me pyetjen se cka do të thotë të jesh "komb" ose "komb i ri" dhe në këtë kontekst teatri ka një rol integral në këto zhvillime. Në këtë konferencë do të bëhet përpjekje të eksplorohen këto cështje, përmes debatit dhe praktikës.
 
Nga panelë të ndryshëm do të prezantohen shembuj dhe projekte nga zonat e luftës që merren me çështjen e identitetit apo nacionalizmit. Do të diskutohet roli i teatrit gjatë dhe pas luftës dhe se si mund të jetë teatri “në vend të luftës”.
 
Në kuadër të kësaj konference, Qendra Multimedia e ka ftuar aktorin Niels Bormann (Schaubühne Berlin) ta prezantojë projektin teatror Gjenerata e tretë (Third Generation) në regji të Yael Ronen. 
Në këtë »punë në progres« janë bërë bashkë aktorë gjermanë, izraelitë dhe palestinezë për ta konfrontuar veten me narracione të ndryshme të historisë, me kujtesë dhe përvoja personale.Shqyrtohen koncepte si kujtesa, faji, çka është viktimizuesi e çka viktima dhe çka do të thonë ato koncepte për ne tash kur përdoren publikisht dhe privatisht. Kjo nuk do të jetë për t’i vënë në garë mitet e themeleve të kombit, por një përpjekje për t’i kuptuar themelet mbi të cilat bazohet identiteti jonë personal brenda një konteksti të veçantë kombëtar.
 
IPOW është një iniciativë e përbashkët e akademikëve dhe praktikuesve-hulumtuesve teatrorë që synojnë të shohin në rolin dhe funksionin e teatrit në vendet e konflikteve të armatosura dhe në shoqëritë e tranzicioneve. (http://www.inplaceofwar.net/
Konferenca: In Place of war (IPOW)
24.06.2010

Konferenca: In Place of war (IPOW)

01.06.2009