Stafi

Jeton Neziraj - Drejtor

jeton@qendra.org

Bernard Berisha - Administrator Financiar

bernard@qendra.org

Blerta Rrustemi - Koordinatore e projekteve

blerta@qendra.org

Lendita Idrizi - Office Assistant

lendita@qendra.org

Elisabeth Wiegner - Vullnetare

elisabeth@qendra.org

Skender Latifi - Teknik Skene

skender@qendra.org

Denis Berisha - Mirëmbajtës

 

 

 

 

për ne

Qendra Multimedia është themeluar në vitin 2002, Kosovë. Ajo është organizatë e pavarur kulturore e fokusuar në prodhimtari artistike, shkëmbime kulturore ndërkombëtare e publikime nga fusha artit dhe kulturës. Fokusi kryesor i sajë qëndron dramatrugjinë dhe teatrin bashkëkohor. Qendra prodhon dhe bashkëprodhon aktivitete kulturore për të gjitha moshat dhe aktivitetet e saja kan shtrirje ndërkombëtare. Ne bashkëpunojmë me institucione kulturore, universitete, teatro, shkolla teatrore dhe organizata artistike nga e gjith bota. Shkëmbimet artistike me partnerë ndërkombëtarë janë një element kyç në punën e Qendrës Multimedia.

Qendra është themeluar nga një grup i artistëve të rinjë të cilët kanë synuar që të krijojnë një format alternativ të prodhimtarisë artisitike, të influencojnë politikat kulturore si dhe të përdorin artin për të adresuar cështje të ndjeshme politike e sociale.

Nga viti 2002 Qendra ka organizuar dhe fasilituar mbi 100 projekte artistike, në Kosovë por edhe në vende të tjera në Evropë; në Maqedoni, Serbi, Zvicër, Kroaci, Qendra prodhon aktivitete të veta por edhe krijon, programon e fasiliton aktivitete

edhe për organizata e institucione të tjera. Produksionet teatrore të Qendrës janë ftuar aktivitete kulturore për të të gjitha moshat dhe aktivitet e saja kan shtrirje Francë, Gjermani, Angli, Austri etj. në festivale të ndryshmeEvropë, Azi e Afrikë.

> Qendra krijon shfaqje teatrore inovative dhe të freskëta që komunikojnë përtej kufijve kulturor e gjuhësorë, dhe mandej këto shfaqje i prezenton para publikut të ndryshëm në Kosovë dhe jashtë sajë.

> Ne e përdorim kulturën dhe artin si mjet për të adresuar me qartësi dhe imagjinatë cështje politike e sociale;

> Ne stimulojmë bashkëpunimin ndërkulturor përmes participimit dhe përmes inicimit të projekteve e programave kulturore lokale e regjionale;

> Qendra krijon ngjarje kulturore që adresojnë çështje të të drejtave të njeriut, dhe çështje të tjera sociale, kulturore e politike;

> Qendra prodhon programe kulturore dhe artistike në gjuhët e minoriteteve;

> Nëpërmjet aktiviteteve direkte në teren, Qendra promovon dhe restauron konceptin e hapësirës publike, të mirës publike dhe interesit publik.

Një fokus i veçantë i kushtohet teatrit për fëmijë dhe të rinjë. Prandaj, Qendra ka themeluar Qendrën për Zhvillimin e Teatrit për Fëmijë (QZHTF), një program afatgjatë për shkrimin e dramave dhe prodhimin e shfaqjeve bashkëkohore për fëmijë dhe rinj. Qendra përdor metodën e Teatrit të të Shtypurve, për të marë pjesë dhe nxitur debate aktuale politike dhe sociale.

Në 2006 Qendra ka qenë e nominuar për çmimin "Paris-Europa" që ndahet nga kompania Franceze "Maison d'Europe et d'Orient", me motivimin “kompania teatrore më e sukseshme dhe më inovative në Evropë”.